28 mars, 2022 – Përballja në stadiumin “Arena Egnatia”, nuk nxori fitues. Ndeshja e dytë vëllazërore ndërmjet Shqipërisë U19 dhe Kosovës U19 ka përfunduar me barazim, me shifrat 2:2.

Sikurse rezultati njësoj ishte edhe paraqitja e të dy skuadrave në pjesën e parë. Të parët shënuan Dardanët, pesë minuta para fundit të pjesës së parë. Rinor Jahmurataj gjeti portën në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan me çdo kusht të konkretizojnë rastet dhe këtij qëllimi ia dolën në minutën e 51-të, kur rezultatin e barazoi Rrok Toma.

Shqipëria U19 kaloi në epërsi me penalltinë e realizuar nga Dario Daka në minutën e 59-të. Por ky avantazh i kuqezinjve nuk i demotivoi Dardanët, të cilët me Rashicën barazuan rezultatin në minutën 63-të.

Ju kujtojmë se në ndeshjen e parë vëllazërore, Kosova U19 e ka mposhtur Shqipërinë U19 me rezultat 0:2.

Këto miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit Ramiz Krasniqit që të përgatisë skuadrën për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në vjeshtë.