Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 28.05.2019 , me rastin e rishqyrtimit të ankesës së klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova të kthyer nga Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, lidhur me ndeshjen e javës së; XXIX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA, bazuar në nenin 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së Garave dhe Rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika . 1 , 6 dhe 9, nxjerri këtë;
V E N D I M
Refuzohet ankesa e KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova dhe mbetet në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë; 17.05.2019 mbi dënimin e KF “FUSHË KOSOVA” nga Fushë Kosova me marrjen e 6 (gjashtë) pikëve, nga pikët e përgjithshme të fituara.
A r s y e t i m
Komisioni disiplinor i shkallës së parë shqyrtoi dhe shtjelloi në tërësi materialin – shkresën e Komisionit për ankesa, raportet zyrtare, incizimin televiziv nga rasti kontestues dhe nga e njëjta konstatoi: se pati shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së Garave ku pati aktivizim të lojtarit i cili nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe me këtë zbatoi drejtë dhe me përpikëri nenin 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6 të Rregullores së garave (jep të dhëna jo të sakta në protokollin e ndeshjes, jep të dhëna të rreme dhe jo të sakta si dhe mashtron dhe sjellë në lajthim komisionet e FFK-së) dhe nga të njëjtat aplikoi nenin 63 paragrafi 1 pika 9 në shqiptimin e dënimit për KF “Fushë Kosova“ nga Fushë Kosova me marrjen e; 6 (gjashtë) pikëve negative nga pikët e përgjithshme të fituara.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë komisionit për ankesa në afatin kohor të paraparë me aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 28.05.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi