Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, shqyrtoi rastin e klubeve në procedurë të hapur disiplinore për mos kryerje të obligimeve finaciare (pagave) ndaj lojtarëve sipas kontratave të lidhura për përiudhat e caktuara kohore deri sa ata ishin pjesë e tyre me qëllim të arritjes së një marrëveshje, andaj lidhur me rastin mori këtë;
V E N D I M
Për mbajtjen e një takimi të përbashkët të klubeve në procedurë të hapur disiplinore, lojtarëve në ankimim dhe komisionit disiplinor që do të mbahet me datë 22.01.2021 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës duke filluar nga ora 13.00
Pjesëmarrës për këtë takim sipas vendimit;
a) Klubet duhet të përfaqësohen me nga një zyrtar të tyre kompetent të ngarkuar dhe përgjegjës për mbajtjen dhe ekzekutimin e mjeteve financiare
b) Nga ; 1( një ) lojtar në emër të grupit të ankimuesve nga klubi në procedurë të hapur disiplinore
c) Anëtaret e komisionit disiplinor të shkallës së parë.
1. Klubet obliguese për pjesëmarrje në mbledhje; (Ferizaj, Prishtina,Dukagjini, Vushtrria, Trepça, Arberia dhe Vitia)
2. Klubet të cilat janë në procedurë të kryerjes së obligimeve ndaj lojtarëve; (Drenica, Besa, Feronikeli, Flamurtari, dhe Llapi) , obligohen që pjesën e mbetur të borgjeve ndaj lojtarëve në ankimim ta përmbushin deri me datë ; 13.02.2021 dhe për të njejtat të dëshmojnë për komisionin disiplinor.
Prishtinë, 13.01.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari Met Çeku