Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; MetëÇeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.03.2021 shqyrtoi procedurat nga mbledhja e kaluar e datës 03.03.2021 dhe për të njëjtat duke ju referuar deklaratave dhe raporteve plotësuese konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këtë:

V E N D I M


1.LUMBARDH DELLOVA: lojtar i FC “Prishtina”
nga Prishtina me nr ID 000161M99, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për sjellje josportive në ndeshjen e javës së XXII të Superligës së Kosovës Trepça’89-Prishtina, zhvilluar me datë 27.02.2021 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë:
Raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e lojtarit Lumbardh Dellova (pas përfundimit të ndeshjes me gjeste jo sportive dhe të pahijshme në drejtim të zyrtarëve të klubit nikoqir). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C:
DËNOHET me të holla në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11paragrafi 1).

2.Armend  Ruxhi, lojtar (portier ) i KF “ Liria “ nga Prizreni  me nr ID 001266M85, në procedurë të inicuar disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, Liria – Drenasi, zhvilluar  në stadiumin “ Përparim Thaqi“ në Prizren. Raportet zyrtare (lojë me dorë si lojtar I fundit jashtë zonës së rreptësisë). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore : DËNOHET me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas rradhës të organizuar nga FFK.

3.Arsim Ostergllava, zyrtar i KF “ Vllaznia “ nga Pozharani në procedurë të inicuar disiplinore nga Komisioni i Garave me ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë, Vllaznia – KEK-u zhvilluar në stadiumin me bar sintetik në Sadovinë të Jerlive. Raporti zyrtar (ofendoj gjyqtarin kryesor të ndeshjes . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me 2 (dy) ndeshje zyrtare për mos ushtrim të funksioneve në klub  të organizuar nga FFK.

KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 05.03.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 05.03.2021
Komisioni disiplinor, shkalla e parë,
Kryetar Metë Çeku