Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me date 02.09.2014 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me date ; 30-31.08.2014 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë;
V E N D I M
QENDRIM KIDA ; lojtar i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive ; 1/1795 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Flamurtari e zhvilluar më date 30.08.2014 në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes si dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; III- i dates 02.09.2014, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 02.09.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.