Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbjatur me datë 11.11.2016 – ditë e premte në ora 12,00 , shqyrtoi ankesën e Klubit të Futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër të protokollit 38/2016 të datës 07.11.2016 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së pare date 04.11.2016 në dënimin e klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci si dhe lojtarëve; Bajram Kerndalli, Sinan Shala, Egzon Shtavica dhe zyrtarit Burim Dula, dhe për të njetit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, inqizimeve nga ndeshja e ndërprerë Rahoveci – Flamurtari lidhur me rastin, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 110 paragrafi 1 pika a ) sjelli këto ;
V E N D I M E :
VERTETOHEN ; vendimet e organit disiplinor të shkallës së parë date 04.11.2016 dhe Klubit të Futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci I mbetën në fuqi vendimet për dënimet e klubit, lojtarëve me ndalesë loje ; Bajram Kerndalli për 2 ( dy ) vite, Sinan Shalës për 4 ( katër) ndeshje, Egzon Shtavica për 4 ( katër ndeshje dhe drejtorit sportive; Burim Dula me 1 (një) vitë në ushtrimin e dëtyrës zyrtare dhe dëtyrave tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Komisioni për Ankesa me rastin e vendosjes së lendës për bazë pati raportet e zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë ; Rahoveci – Flamurtari, deklaratat plotësuese – shtesë të zyrtarëve, inqizimet televizive, dhe për të njejtat duke iu referuar akteve normative vertetoi së organi disiplinor i shkallës së parë ka zbatuar drejtë dhe me përpikëri dispozitat juridike mbi kundërvajtjet disiplinore duke aplikuar nenet; 42 paragrafi 1 pika 1, pastaj nenet 38 paragrafi 3 dhe nenin 48 paragrafin 1 pika 2. Të Rregullores Disiplinore.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime të Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë, ka të drejtë në ushtrimin e Kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi date 11.11.2016 – respektivisht nga data e pranimit.
Prishtinë, datë 11.11.2016 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.