Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Bafftiu – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.11.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “LUGU I BARANIT “nga Lugu i Baranit me numër të protokollit 355/1 datë 06.11.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 24.10.2018 në marrjen e 3 (tri) pikëve negative dhe regjistrimin e ndeshjes së javës së IX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; RAHOVECI – LUGU I BARANIT me rezultat zyrtar; 3;0 në favor të KF “Rahoveci“ nga Rahoveci, dhe nga e njejta duke iu referuar raporteve plotësuese dhe provave shtesë të deponuara nga ana e pales së ankimuar dhe zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 115 pargrafi 1 pika 3 nxjerri këtë;
V E N D I M
Anulon vendimin e Komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 24.10.2018 lidhur me marrjen e; 3 (tri) pikëve negative dhe vërteton vendimin e Komisionit të garave në regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar 3:0 në favor të klubit futbollistik “Rahoveci“ nga Rahoveci.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa – shkalla e dytë ndryshon vendimin e Komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 24.10.2018, nga shkaku së veprimi (tërheqja e ekipit nga fusha e lojës minuta e 90) nuk i ka veçoritë e kundërvajtjes disiplinore për ç`fare arsye duhet të pezullohet (anulohet) marrja e tri pikëve negative.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës për mbrojtjen e Rregullorës në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e marrjës së këtij vendimi nëse nuk është aprovuar ankesa.
Prishtinë, datë 08.11.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.