Komisioni për ankesa në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 21.02.2019, shqyrtoi ankesën e KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të protokollit 366/1 e datës 20.02.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 15.02.2019 lidhur me dënimin e kryetrajnerit të tyre ISMET MUNISHI me gjobë prej 1500 eurosh (njëmijë e pesëqind euro), për shkak të sjelljeve të gabuara në ndeshjen e çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve KF “Vëllaznimi” – KF “Drita“ e zhvilluar në Gjakovë dhe për të njëjtën bazuar në provat shtesë të deponuara nga ana e palës së ankimuar, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika 3 sjelli këtë;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 15.02.2019 dhe dënimin e shqiptuar për kryetrajnerin e KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova Ismet Munishi në gjobë prej 1500 euro (njëmijë e pesëqind euro) i zbritet në 800 euro (tetëqind euro).
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës së KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova lidhur me dënimin e kryetrajnerit të tyre Ismet Munishi, Komisioni për bazë pati procesverbalin e ndeshjes, raportet e zyrtarëve (gjyqtarëve, delegatit) deklaratën plotësuese të kryetrajnerit si dhe raportin shtesë si prova plotësuese për ndryshimin e pjesërishëm të vendimit në lartësinë e dënimit të shqiptuar dhe nga e njëjta bazuar në nenin 115 paragrafit 1 dhe 7 të Rregullores Disiplinore mori vendim për ndryshimin e pjesërishëm të vendimit të Komisionit Disiplinor date 15.02.2019.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë (Rregullores në fuqi) në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 21.02.2019 – respektivisht pranimit të tij.
Prishtinë, datë 21.02.2019
Kryetari, Afrim Prekazi