Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2019, shqyrtoi ankesën e delegatit për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll; AGIM KASTRATI të datës 07.05.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 26.04.2019 dhe për të njëjtin duke iu referuar raporteve plotësuese dhe provave shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 115 paragrafi 1, pika c, duke vendosur për ankesën e ushtruar sjelli këtë;
V E N D I M
a)Aprovohet ankesa e Agim Kastrati e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë si e bazuar
b)Ndryshon vendimin e e organit disiplinor të shkallës së parë dhe i ankimuari; Agim Kastrati lirohet nga procedura e pezullimit dhe i njëti mund të kryejë detyrën e delegatit për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës nga data e sjelljes së këtij vendimi.
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës së parashtruar të Agim Kastrati, Komisioni për ankesa pati për bazë raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Viti; VITIA – ARBERIA si dhe provat shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe nga të njëjtat bazuar në fakte relevante lidhur me rastin, konstatoi së komisionet e shkallës së parë kanë bërë kualifikime të gabuara juridike, me ç`rast komisioni për ankesa prishë vendimin e shkallës së parë duke aplikuar dispozitat juridike në aplikimin e ligjshem të Rregullores Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqyr në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmerisë) në afatinkohor prej 15 ditëve, nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të FFK-së.
Prishtinë, date 10.05.2019 Kryetari, Afrim Prekazi