Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Dren Paca anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Dukagjini“ për ndeshjen Vushtrria-Dukagjini, xhiro e 25-të Liga e Parë Grupi A, lidhur me aktivizimin e lojtarëve të KF “Vushtrria“ Olti Peci dhe Adnit Shahini mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.05.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë mbetet në fuqi.
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, bazuar në ankesën e KF “Dukagjini“ , materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se vendimi i Komisionit të Garave i datës 05.05.2021 është i drejt dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi , për faktin se sipas nenit 58 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore, me paraqitje nuk nënkuptohet lojtarët rezervë të shënuar në protokoll të cilët nuk kanë hyrë në lojë.
Duke qenë se në rastin konkret lojtarët e lartcekur, nuk janë aktivizuar në lojë, vendimi i Komisionit të Garave është i drejtë.

Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Datë 07.05.2021
Sitki Baftiu, kryetar
Remzi Azemi, anëtar
Dren Paca, anëtar