Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.08.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Dukagjini“ –Klinë , e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 24.08.2021, lidhur me dënimin për dy ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuar nga FFK për futbollistin Ahmet Januzi (ndëshkim me karton të kuq direkt) në ndeshjen e javës së parë të Superligës edicionit 2021-2022 ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjnit, zhvilluar me 22.08.2021 në stadiumin e qytetit në Suharekë dhe mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 27.08.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, është i drejtë dhe mbetet në fuqi .

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “Dukagjni “ nga Klina , nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimit administrativ I Federatës së Futbollit të Kosovës , të Komisionit të Garave , protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve –delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 39 i Rregullores disiplinore.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë:
Datë 27.08.2021
Sitki Baftiu, kryetar
Remzi Azem, anëtar
Dren Paca, anëtar