Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2021 shqyrtoi ankesën e futbollistit të KF “Minatori” Arianit Bytyqi me nr Id 002803M87, me nr reference: 955/1 datë 19.11.2021 e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, datë 12.11.2021 me të cilin Arianit Bytyqi është dënuar me dy vjet mos lojë në ndeshjet e organizuara nga FFK.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se Vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë mbetet në fuqi bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në web faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave , shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese , është vërtetuar se Komisioni Disiplinor –shkalla e parë ka marr vendim meritor lidhur me veprimet e palës në procedurë. Kjo dëshmohet edhe nga raportet të zyrtarëve të FFK-së në ndeshjen e Ligës së Dytë të xhiros së 11 Prizreni-Minatori. Nga shkresat e lëndës Vërtetohet fajësia se futbollistit Arianit Bytyqi
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë 06.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar