Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2021 shqyrtoi e ankesën e avokatës Rreze Shkodra për futbollistin Dhurim Zhuri me nr Reference 961/1 datë 01.12.2021.

VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit për regjistrimin e Statusit dhe transferrin e lojëtarëve, me nr. Ref.368/2, datë: 23.11.2021, Vërtetohet pjesërisht.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore të publikuar në web faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave , shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese , ëshrtë vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve ka marr për bazë shresat e lëndës dhe në njoftim konstatoj se vendimi I marr është pjesërisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar. Despozitivi I vendimit Komisionit për regjistrimin e Statusit dhe transferrin e lojëtarëve, me nr. Ref.368/2, datë: 23.11.2021mbetet I pandryshuar ndërsa pjesa në arsyetim:”Nëse FC “ Prishtina “ nuk i përmbahet afatit të caktuar në këtë vendim per kompenzim të lojtarit apo arritjen e ndonjë marrëveshje me shkrim lidhur me kompenzim me SHF “ Arsenal” , lojtari i regjistruar suspendohet dhe nuk do të këtë të drejtë loje për FC “Prishtina “. Kjo pjesë e arsyetimit zëvëndësohet me: Lojtari Dhurim Zhuri do ta vazhdojë aktivitein e tij sportiv pa u penguar.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë:
Datë 06.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar