Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2021 shqyrtoi ankesën e z. Bylbyl Sokolit, e cila është evidentuar me nr: 945/1, date: 09.11.2021.

VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Njoftimin i Komisionit për regjistrimin e Statusit e lojëtarëve, me nr. Ref.358/2, datë: 26.10.2021 , Vërtetohet.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në ëeb faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave , shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese, është vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve ka marrë për bazë shresat e lëndës dhe në njoftim konstatoj se këtë çështje e zgjidh Gjykata Themelore në Prishtinë. Deri te ky konkludim është ardhur pasi qe në nenin 8 të kontrantës mbi shërbime me nr protokoli 96 e lidhur me datë 10.02.2019 ndërmjet ankuesit (Bylbyl Sokoli) dhe KF “Ferizaj “ parashihet se: “Çdo mosmarrëveshje që del nga kjo kontratë do të zgjidhet me anë të negociatave“. Në rast se negociatat dështojnë, palët do t’i referohen Gjykatës Themelore në Prishtinë. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë nuk i konteston asnjë nga faktet e ofruara nga pala në procedurë.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë:
Datë 06.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar