Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2021 shqyrtoi e ankesën e KF “Besa” me nr Reference 964/1 datë 03.12.2021 për futbollsitin Donard Sheqerolli.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit për regjistrimin e Statusit dhe transferin e lojtarëve, me nr. Ref.365/2, datë: 23.11.2021, Vërtetohet.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në web faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese është vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve ka marr për bazë shresat e lëndës dhe konstatoj se vendimi i marr është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë 06.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar