Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2021 shqyrtoi ankesën e futbollistit të KF “ Kosova VR” Visar Llugaliu me nr. ID 002192M99.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë mbetet në fuqi bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar nëwëeb faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese është vërtetuar se Komisioni Disiplinor –shkalla e parë ka marrë vendim meritor lidhur me veprimet e palës në procedurë. Futbollisti i KF “Kosova VR“ Visar Llugaliu i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Dytë, Shkëndija – Kosova VR konstatohet se vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë dhe vendimi i Komsionit Disiplinor të mbetet në Fuqi.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë 06.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar