Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.09.2022 shqyrtoi e ankesën e KF “ Mati” me nr Reference 1131/1 të datës 30.08.2022 lidhur me vendimin e Komisionit Disiplinir të Ligës së Tretë për dënimet ndaj futbollistëve Leart Dragozhuba, Faton Musliu, Andi Rexhepi dhe Diell Brovina.të gjithë të dënuar me nga katër ndeshje mos lojë dhe gjobë në të holla prej 100 euro. Ky dënim shqiptohet për shkak të incidentit të shkaktuar në ndeshjene xhiros së 18-të Kosovari-Mati zhvlluar 08.05.2022.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit Displinor i Ligës së Tretë i datës 17.05.2022 Vërtetohet:
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese për heqjen e dënimit për lojtarët Dielli Brovina dhe Bleart Dragozhuba se nuk kanë marë pjesë në incident mbetet si pretendim jo i provuar. Në ankesë komisioni ka parë së është cekur se për këta dy lojtarë ka edhe video incizime mirëpo, nga dosja e lëndës respektivisht ankesës nuk ka asnjë incizim, deklaratë, foto apo dëshmi të tjera që të ballafaqohen me arsyetimin e komisionti të shkallës e parë.
Andaj duke trajtuar si të tillë komisioni i ankesave vërteton vendimin e shkallës së parë dhe refuzon ankesën e KF “Mati” nga Prishtina.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ueb faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:06.09.2022
Sitki Baftiu, kryetar