Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.09.2022 shqyrtoi e ankesën e KF “Flamurtari” me nr Reference 1139/1 lidhur me obligimet financiare ndaj futbollistit Mergim Boshnjaku.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit për Regjistrimin e Statusit dhe Transferin e Lojtarëve, me nr. 472/ 2 datë: 29.08.2022. Vërtetohet:
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese për mospërmbushjen e obligimeve (pagesën nga KF “Flamurtari” për operacionin kirurgjik të futbollistit Mergim Boshnjaku), është vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve ka marrë për bazë shkresat e lëndës dhe në njoftim konstatoj se vendimi i marrë është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:06.09.2022
Sitki Baftiu, kryetar