Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 19.09.2022 shqyrtoi ankesën  e KF “ 2 Korriku” me nr reference 1154/1 datë 16.09.2022, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë të Juniorëve dhe Kadetëve lidhur me regjistrimin e ndeshjes  2 Korriku –Gjilani me rezultat zyrtar 3:0 në favor të SC “ Gjilan” . Regjistrimi i kësaj ndeshje ka rezultuar pasi Komisioni i Garave i Ligës së Dytë të Juniorëve dhe Kadetëve ka konstatuar se futbollisti i KF “2 Korriku“, Elvir Gashjan është  aktivizuar në dy ndeshje zyrtare të klubit të tij (Junior –Senior) brenda 24 orëve.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 19.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:

Vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë Juniorëve  dhe Kadetëve datë 13.09.2022. Vërtetohet:


ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të ofruara  mori këtë vendim duke bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. KF 2 Korriku ka paraqitur ankesë me pretendimet se Komisioni i Garave të Ligës së Dytë të  Juniorëve dhe Kadetëve ka marrë vendim të datës: 13.09.2022 jo të drejtë sa i përket ankesës së SC “Gjilani” se ka aktivizuar lojtarin Elvir Gashjani në dy ndeshje zyrtare brenda 24 orëve, në të cilin vendim e cilëson të bazuar ankesën e SC “Gjilani” dhe e regjistron ndeshjen me rezultat 3:0 në favor të SC” Gjilan”.

Komisoni i Ankesave-Shkalla e dytë ka administuar provat dhe pretendimet e palës dhe konstaton se Komisioni i Garave të Ligës së Dytë, të Juniorëve dhe Kadetëve ka marrë vendim të drejtë dhe konform normatives së Rregullores së Garave 2022/23, neni: 50 ku përkufizohet në mënyrë të qartë se “Lojtari nuk mund te luaj brenda 24 oreve ne dy ndeshje zyrtare”.

Pra, nga procesverbalet e ndeshjeve të luajtura, lojtari Elvir Gashjani  i KF “2 Korriku “, nga gjendja faktike rezulton së është aktivizuar për më pak se 20 orë në dy ndeshje zyrtare, gjë që këtë veprim e ndalon neni: 50 i Regullores së Garave 2022/23 të FFK-së.

Pretendimet e ankuesit se nuk kanë qenë në njohuri për ndryshimin e kësaj dispozite të Rregullores së Garave 2022/23, Komisioni konstaton se keto rregullore kanë qenë të publikuara në web faqe zyrtare të FFK-së me kohë dhe për të gjitha klube si dhe akterët e tjerë që zhvillojnë gara në kushtet dhe administrimin e FFK-se dhe s’i të tilla, janë obligative të respektohen dhe të zbatohen.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ueb faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë:19.09.2022
Sitki Baftiu, kryetar