Komisioni për ankesa në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri dhe Sitki Vaftiu – anëtarë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 30.03.2016, shqyrtoi ankesën e lojtarit FIDAN GASHI të datës 18.03.2016, e atakuar në vendimin e Komisionit të futsallit 05.03.2016 dhe për të njëjtin duke iu referuar raporteve të zyrtareve konform Dispozitave te Rregullores disiplinore neni 111 paragrafi 2 pika 1 solli këtë;
V E N D I M
VERTETON – vendimin e Komisionit të futsallit të datës 16.02.2016 për dënimin e lojtarit (portierit) FIDAN GASHI me numër të regjistrit 809 dhe licencuar me numër 1 në kohëzgjatje për 1 (një) vit mosaktivizim për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – Komisionit për futsall.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e sjelljes së vendimit për bazë pati provat shtesë, deklaratat plotësuese të zyrtarëve prej nga vërtetohet se lojtari Fidan Gashi fizikisht sulmon gjyqtarin Bujar Haziri në ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës, e zhvilluar më datë 16.02.2016 në Prishtinë. Në rastin konkret komisioni i shkallës së parë drejtë ka aplikuar nenin 44 të Rregullores disiplinore, duke pasur parasysh edhe pasuesin e fundit të këtij neni ku si rrethanë lehtësuese ka marrë statusin e tij si lojtar i përfaqësueses në futsall.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmërisë (Rregullores) në afatin kohor prej 15 ditëve nga moment i kalimit të afatit të paraparë, pranimit të vendimit.
Prishtinë, 30.03.2016 Kryetari AFRIM PREKAZI d.v.