Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.11.2022 shqyrtoi ankesën e KF ” Trepça” me nr Reference 1183/1 datë 02.11.2022 e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës datë 28.10.2022 , i cili ndeshjen U 13 Australia – Trepça regjistron me rezultatin e arritur në fushë 1:0 dhe refuzon si të pa bazuar ankesën KF ” Trepça“. KF “ Trepça” nëpërmjet ankesës pretendon se lojtari i KF “ Australia” , Rinor Mehmeti nr ID 029748M12 nuk ka pas të drejtë loje , pasi që I njejti lejen speciale të kontrollit mjekësor nuk e ka të lëshuar nga mjekësia sportive por nga QKMF – Skenderaj.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 03.11.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës datë 28.10.2022. është I drejtë dhe Vërtetohet:
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar neni 119 pika A i Rregullores Disiplinore si dhe nenit 54 të Rregullores së Garave të FFK-së.
Futbollisti I KF “ Australia “, Rinor Mehmeti i licensuar në FFK me nr ID 029148M72 ka pas të drejtë loje pasi që i njejti ka poseduar leje special të kontrollimit mjekësor datë 09.09.2022 të lëshuar nga QKMF – Skenderaj. Bazuar në rregulloret e FFK-së në fuqi lejet mjekësore speciale janë valide nëse ato janë lëshuar nga organi i Mjekësisë Sportive ose QKMF respektive.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në ëeb faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë: 03.11.2022
Sitki Baftiu, kryetar