Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.03.2023 shqyrtoi ankesën e përfaqësuesit zyrtar të FC “Llapi”, Muhamet Rexhepi, me nr Reference 1275/1 datë 10.03.2023, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor-shkalla e parë të datës 07.03.2023. Komisioni Disiplinor –shkalla e parë ka dënuar përfaqësuesin zyrtar të FC “Llapi” Muhamet Rexhepi me katër (4) muaj me mos ushtrim të detyrës zyrtare në garat e organizuara nga FFK – (RECEDIVIST), për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes të xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës, Drita – Llapi. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 27.03.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë 07.03.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e përfaqësuesit zyrtar të FC “Llapi”, Muhamet Rexhepi refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në të gjitha të dhënat dhe materialet e disponuara nga Komisioni I Garave dhe Komisioni Disiplinor-shkalla e parë si dhe deklaratave të personave zyrtar në të cilat janë të përshkruara sjelljet e pahijshme të përfaqësuesit zyrtar të FC “Llapi”, Muhamet Rexhepi konstatoi se vendimi i Komisioni Disiplinor – shkalla e parë është i drejtë.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë: 27.03.2023
Haki Xhemajli kryetar