Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.05.2023 shqyrtoi ankesën e FC ”Malisheva “ me nr Reference 1341/1 datë 24.05.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 17.05.2023, i cili ka dënuar FC “Malisheva“ me gjobë prej 1000 euro për shkak të shkrimeve në rrjetet sociale ku akuzoheshin gjyqtarët e ndeshjes Dukagjini-Malisheva. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:
V E N D I M
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 25.05.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara, vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë të datës 19.05.2023 ndryshohet ku FC “Malisheva“ i zbutet dënimi në shumë prej 500 euro. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim duke u bazuar në rrethana lehtësuese , pasi për FC “ Malisheva” ësbtë proceduara e parë disiplinore dhe zotimet e e tyre janë se nuk do të përseriten veprimet e tilla.
Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë: Datë:25.05.2023
Haki Xhemajli, kryetar