Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.06.2023 shqyrtoi ankesën e delegatit Mentor Baliu me nr Reference 1343/1 datë 25.05.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 19.05.2023, i cili e ka dënuar delegatin Mentor Baliu me 6 (gjashtë) muaj ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në garat e organizuara në FFK , përs shkak të tejkalimit të autorizmit të delegatit në ndeshjen Vushtrria-Kika.

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 01.06.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë është i drejtë, ndërsa ankesa e delegatit Mentor Baliu merret si e pabazuar. Vendimi merret në bazë të nenit 119 pika A të Rregullores disiplinore.

ARSYETIM

Bazuar në të dhënat shtesë dhe provat materiale të kompletuara vertëtohet se vendimi I Komisionit Disiplinor – shkalla e parë është i drejtë pasi që delegati Mentor Baliu ka tejkaluar autorizmet zyrtare në ndeshjen Vushtrria – Kika , duke urdhëruar referin kryesor që ta ndërpres ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, Me këtë veprim ka vështirësuar punën e përpilimit të protokolit të ndeshjes.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë: Datë:01.06.2023
Haki Xhemajli, kryetar