Komisioni i Futsallit në mbledhjen e mbajtur më 16.12.2021, shqyrtoi ankesën e KF DRENICA T për ndeshjen e zhvilluar ndërmjet KF DRENICA T vs KF VITIA, e zhvilluar me datë 13.12.2021 në Skenderaj në lidhje me aktivizimin e lojtarit të KF VITIA, Ismail REXHEPI me nr ID 005595M97, i cili nuk kishte të drejte loje.

VENDIM

KF VITIA për shkak të aktivizimit të lojtarit, Ismail REXHEPI, me nr ID 005595M97, i cili nuk kishte të drejte loje, pasi që nuk është i regjistruar në KF VITIA, por figuron i regjistruar në KF ULIPIANA në futboll të madh, dënohet me heqjen e nënte (9) pikëve gjegjësisht humbjen e lojes në tavolinë. Pikët nga ndeshja i kalojnë ekipit KF DRENICA, loja regjistrohet në të mirë të KF DRENICA, me rezultat 0:2.

ARSYETIM

Në ndeshjen e luajtur ndërmjet KF DRENICA T vs KF VITIA, KF VITIA për shkak të aktivizimit të lojtarit Ismail REXHEPI me nr ID 005595M97 pa të drejte loje, pasi nuk ka qene i regjistruar të KF VITIA, por figuron i regjistruar në KF ULIPIANA Lipjan në futboll të madh. Vendimi është bazuar ne ankesën e KF DENICA T bazuar në nenin 58 të rregullores disiplinore te FFK 2021/2022.

KËSHILLA JURIDIKE:
Pala ka të drejtë të ankohet në afat prej 8 (tetë) ditësh nga pranimi i vendimit dhe publikimi në Buletinin e FFK-së.

Prishtinë, 16.12.2021 Komisioni i Futsallit
Kryetar: Haki XHEMAJLI