Komisioni i Futsallit në mbledhjen e mbajtur më 16.12.2021, shqyrtoi ankesen se KF DRENICA T për ndeshjen e zhvilluar ndërmjet të KF DRENICA T vs KF VITIA e zhvilluar me datë 13.12.2021 në Skenderaj në lidhje me aktivizimin e lojtarit të KF VITIA, Ismail REXHEPI me nr ID 005595M97, i cili nuk kishte të drejte loje.

VENDIM

Lojtari Ismail REXHEPI me nr ID 005595M97 për shkak të aktivizimit pa të drejtë loje, në ndeshjen KF DRENICA T vs KF VITIA e zhvilluar me dt.13.12.2021 në Skenderaj, dënohet me dymbëdhjetë (12) ndeshje moslojë në të gjitha garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

ARSYETIM

Në ndeshjen e luajtur në mes të KF DRENICA T vs KF VITIA, KF VITIA, për shkak të aktivizimit të lojtarit Ismail REXHEPI me nr ID 005595M97 pa të drejte loje, pasi nuk ka qenë i regjistruar të KF VITIA, por figuron i regjistruar në KF ULIPIANA Lipjan në futboll të madh. Vendimi është bazuar ne ankesën e KF DRENICA T bazuar në nenin 58 të rregullores disiplinore te FFK 2021/2022.

KËSHILLA JURIDIKE:
Pala ka të drejtë të ankohet në afat prej 8 (tetë) ditësh nga pranimi i vendimit dhe publikimi në Buletinin e FFK-së.

Prishtinë, 16.12.2021 Komisioni i Futsallit
Kryetar: Haki XHEMAJLI