Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, në përbërje: Abdyl Bellopoja-kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrarti-anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë: 11.10.2022, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 8-të të Ligës së Parë – Grupi A si dhe të ankesës së ushtruar nga KF Vëllaznimi nga Gjakova, lidhur me paraqitjen në protokollin e ndeshjes te kryetrajnerit të KF Rilindja 1974, Komisioni i Garave si organ i autorizuar dhe kompetent, konform nenit 71 të Regullores së Garave, mori këtë:

V E N D I M

Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Vëllaznimi nga Gjakova dhe ndeshja e javës së 8-të e Viva Fresh Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A ndërmjet KF Vëllaznimi – dhe KF Rilindja 1974, e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat të aritur në fushë 1:1.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 11.10.2022 me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 8-të, konstatoi se KF Vëllaznimi nga Gjakova ka ushtruar ankesë përkitazi me pretendimin e parregullsisë së paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF Rilindja 1974, konkretisht, se KF Rilindja 1974 ka evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes si kryetrajner: Valdet Shoshin me nr id 015747M61, i cili nuk ka qenë i licencuar në sistemin FIFA Conect si trajner i KF Rilindja 1974 dhe ka kërkuar nga Komisioni i Garave që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimi.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se: për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71, Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.
Sipas protokolit zyrtar në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Rilindja 1974, java e 8-të, Valdet Shoshi ka qenë i evidentuar si kryetrajner i KF Rilindja 1974.

KF Vëllaznimi në ankesën e vet kërkon që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimit, por pretendimet KF Vëllaznimi si palë ankimore në këtë rast nuk i bazon në asnjë nen të Rregullores së Garave dhe Propozocioneve të Garave e që paraqet detyrim të palës ankimore për të precizuar se cila dispozitë e rregullores ështe shkelur dhe nga e cila ndeshja do të regjistrohet me rezultat 3:0 në favor të KF Vëllaznimi.

Sipas nenit 24 të Rregullores së Garave e sidomos të nenit 25, kur kemi lëshime nga trajnerët do të hapet procedurë disiplinore sipas dispozitave të rregulloreve të FFK-së, prandaj Komisioni i Garave e refuzon si të pabazuar ankesën e KF Vëllaznimi, ndërsa ndaj kryetrajnerit, klubit si dhe delegatit inicohet procedurë disiplinore.

Nga theksimet e sipërtheksuara më lart KG vendosi si në dipozitiv.

Këshillë juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Kryetari i Komisionit të Garave
Abdyl Bellopoja