Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 14-të, KF Ballkani – KF Flamurtari, është ndërprerë në minutën e 34-t, andaj për shkak të rrëmujës së krijuar dhe hyrjes së disa shikuesve në fushë dhe sulmit ndaj lojtarëve mysafirë dhe konform nenit 56 te Propozicioneve të Garave dhe nenit 68-të të Rregullores se Garave, nxjerr këtë:
V E N D I M
1.Ndeshja e zhvilluare dhe e ndërprerë ndërmjet KF Ballkani – KF Flamurtari, regjistrohet me rezultatin zyrtar, 3-0, në të mirë të KF “Flamurtari”.
Arsyetim
Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Ballkani– KF Flamurtari , e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë, pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në minutën e 34-t, andaj bazuar konform neni 49 paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave ndeshjen e ndërprerë e regjistron me rezultat 3:0 në dobi të KF Flamurtari. Ekipi nikoqir konform nenit 17 dhe 18 të Propozicioneve të Garave ka pas detyrim të bëjë organizimin dhe sigurimin e ndeshjes, të cilin nuk e ka kryer në pajtueshmëri me dy nenet e lartcekura, konform nenit 57, paragrafi 3 të Rregullores së Garave, KF Ballkani si shkaktar i ndërprerjes së ndeshjes i nënshtrohet edhe masave ndëshkuese disiplinore të parapara me rregulloren disiplinore.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 15.11.2016.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit te Garave
Ismet AHMETI