ffk-llogofinKomisioni i Garave i Digitalb Kupës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se ndeshja e rrethit të 3-të KF – Bashkimi (K) – KF Besa Irzniç, ku mysafirët lëshuan fushën dhe konform nenit 57 paragrafi 1 i Rregulloreve të Garave, nxjerr këtë
 
V E N D I M
 
1.Ndeshja e zhvilluar ndërmjet KF Bashkimi (K) – KF Besa Irzniç, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të KF “VBashkimi (K)”.
 
Arsyetim
 
Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Bashkimi (K) – KF Besa Irzniq, e vlefshme për rrethin e 3-të të Digitalb Kupës së Kosovës pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ekipi mysafir ka lëshuar tertenin në minutën e 112 në shenjë revolte –pakënaqësie të referimit në këtë ndeshje. Komisioni i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara nga zyrtarët vërtetoj se ekipi mysafir KF Besa ka lëshuar terrenin, andaj konform nenit 57, Paragrafi 1 i Rregullores së Garave ndeshjen e regjistron me rezultat 3-0 në favor të KF Bashkimit (K). Skuadra e KF Besa si shkaktar i mos zhvillimit të ndeshjes deri në fund – lëshimit të terrenit konform nenit 57 paragrafi 3 i Rregulores së Garave i nënshtrohet edhe masave ndëshkuese disiplinore.
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 25.11.2016.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI