Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, në përbërje; Afrim Prekzi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu –anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me date 17.04.2019, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “DRITA “nga Gjilani të datës 11.04.2019 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 10.04.2019 në dënimin e lojtarit HAXHI NEZIRAJ me numër të ID kartelës ; 00971 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 93, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XXV-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA , e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri “në Prishtinë dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve zyrtare, konform dispozitave të Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika a, duke vendosur për ankesën e ushtruar sjellë këtë;
V E N D I M
1.Refuzohet ankesa e klubit të futbollit “DRITA “nga Gjilani e datës 11.04.2019 si e pa bazuar.
2.Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 10.04.2019 dhe dënimi për lojtarin Haxhi Neziraj me ; 2 (dy) ndeshje ndalesë loje zyrtare sipas radhës mbetet në fuqi.
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës së klubit të futbollit “Drita “nga Gjilani, Komisioni për ankesa për bazë pati raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar (gjyqtarit, delegatit dhe vëzhguesit të referimit) dhe nga të njëjtat bazuar në të gjitha faktet relevante vërtetoi vendimin e organit disiplinor të shkallës së parë i cili është zbatuar drejtë dhe me përpikëri konform dispozitave juridike duke aplikuar ligjërisht Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1 (dënimin minimal për ; 2 ndeshje moslojë)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – gjegjësisht publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë, 17.04.2019
Kryetari, Afrim Prekazi