Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja me rastin e regjistrimit të ndeshjes së javës së 25-të të Ligës së Parë ndërmjet KF Vitia – KF Onix, konstatoi se KF Vitia ka ushtruar ankesë, andaj në bazë të Nenit 63 të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:
V E N D I M
Refuzohet ankesa e KF Vitia si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 25-të e Ligës së Parë së Kosovës ndërmjet KF Vitia – KF Onix, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1-0 në favor të KF Onix.
ARSYETIM
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Vitia – KF Onix, e vlefshme për javën e 25-të të Ligës së Parë të Kosovës, konstatoi se KF Vitia ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit KF Onix, Norik Krasniqi me nr lic 9 dhe nr 005960M00.
Gjatë administrimit të provave KG ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e takësuar dhe i përmbushur të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga KG.
Pas shikimit dhe verifikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve si dhe incizimeve TV, KG ka vërtetuar se lojtari i lartpërmendur ka qenë i aktivizuar në lojë në mënyrë të rregullt nga fillimi dhe në minutën e 80-të të ndeshjes dhe është zëvendësuar me lojtarin me nr lic 6 dhe nr Id 000805M93 Granit Ademaj.
Bazuar në të gjitha shkresat në lëndë KG ka konstatuar se nuk kemi shkelje të nenit 76 të Rregullores së Garave si dhe nenit 56 të Rregullores Disiplinore – paraqitje e parregullt e lojtarit, prandaj ankesa REFUZOHET si e pabazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat të arritur në fushë 1-0 për KF Onix.
Ndaj KF “Vitia” dhe personave zyrtarë të KF “Vitia” që kanë lejuar që të bëhet ndryshimi – përmirësimi (falsifikimi) i faqes së parë të protokollit të ndeshjes, iniciohet procedura disiplinore
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).