Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e vetë të mbajtur me date 30.04.2015 ( ditë e enjte ora 10 e paraditës ) shqyrtoi inicimet e filluara disiplinore nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të dates 24-25.04.2013 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtareve konform disipozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
RAMADAN KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 10208 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – 2 Korriku e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARMEND BLAKQORI ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 6468 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si lojtar fundor jashtë zones së rrezikimit ) në ndeshjen e javës së : XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrfai 3.
DRITON RRAHMANI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të licencës 216 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për tentim sulmi ndaj treshës së gjyqtarëve të ndeshjes së javës së XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) në mungesë të deklaratës së ndihmëstrajnerit të klubit të futbollit “ Llapi nga Podujeva ; Driton Rrahmani ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës). Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri i pezulluar Driton Rrahmani, afati date 04.05.2015 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
MUHAMET REXHEPI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për sulm në gjyqtarin kryesor ( goditje ) pas përfundimit të ndeshjes ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë (raportet e zyrtarëve) në mungesë të deklaratës plotësuese të zyrtarit Muhamet Rexhepi;
PEZULLOHET;
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pezulluar; Muhamet Rexhepi, afati date 04.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë (komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 30.04.2015 . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 30.04.2015
Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.