Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme mbajtur me datë 11.05.2016 (ditë e mërkurë – ora 14,00) në procedurë të rregullt shqyrtoi inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave nga ndeshja e futbollit të femrave : MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ky takim sjelli këto:
V E N D I M E :
ARTA RAMA ; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ MITROVICA “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 144 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11 në procedurë të inicuara nga ana e përgjegjëses së Ligës , e identifikuar si shkaktare kryesore e incidentit të ndodhur pas përefundimit të ndeshjes për futbollin e femrave nga java e XIV-të MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë – raportet e zyrtarëv e të ndeshjes ( në mungesë të deklarates vetanake )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lendës – provave ), kërkohet deklarata plotësuese e lojtares së pezulluar Arta Rama, afati date 13.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
SYLEJMAN MORINA ; ekonom në klubin e futbollit të femrave “ MITROVICA “ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e përgjegjeses së Ligës për futbollin e femrave, I identifikuar si pjesëmarrës në përplasjen e shkaktuar pas përfundimit të ndeshjes për futbollin e femrave nga java e XIV-të MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e lendës – provave ),kërkohet deklarata plotësuese e të pëezulluarit Sylejman Morina, afati date 13.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
SEID OMBASHI ; kryetrajner në klubin e futbollit të femrave “ MITROVICA “ nga MItrovica, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e përgjegjëses së futbollit për femrave, për sulm fizik ne lojtaret e ekipit mysafirë pas përfundimit të ndeshjes për futbollin e femrave të javës së XIV-të ; MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryetrjen e dëtyrës së trajnerit dhe detyrave tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e provave – lendës), kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i pezulluar Seid Ombashi, afati date 13.05.206 ( Rregullorja disiplinore neni 31)
HAVA DAKAJ ; lojtare e klubit të futbollit për femra “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 332 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e përgjegjëses për ligen e femrave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së XIV të Ligës së futbollit të femrave ; MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e provave – lendës ). Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarëe së pezulluar Hava Dakaj , afati date 13.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
XHEMILE BERISHA ; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 20 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e përgjegjeses për Ligen e femrave , për ndëshkim me kartyon të kuq ( shqelmim lojtares kundërshtare ) në ndeshjen e javës së XIV të futbollit të femrave ; MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) , në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e lojtares së pezulluar Xhemile Berisha, afati date 13.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
XHAVIT PACOLLI ; drejtor i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e përgjegjëses së Liges për futbollin e femrave, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje dhe sharje drejtuar zyrtarevë të ndeshjes dhe organeve të Federatës së Futbollit ) gjatë ndeshjes për futbollin e femrave të javës së ; XIV-të MITROVICA – HAJVALIA , e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëvce ), në mungesë të deklaratës vetanake
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e të pezulluarit Xhavit Pacolli, afati date 13.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
MUHAMET GASHI ; ekonom në klubin e futbollit të femrave “ HAJVALIA “ nga Hajvalia , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e përgjegjëses për Ligën e futbollit për femra, për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes së javës së XIV për Ligen e futbollit të femrave MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës vetanake
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. ( kompletimin e provave – lendës ). Kërkohet deklarata plotësuese e të pëzulluarit Muhamet Gashi, afati date 13.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
Deklarata plotësuese kërkohen edhe nga zyrtaret e kësaj ndeshje ;
- Bajram Krasniqi – vëzhgues
- Bajram Gashi – gjyqtar i ndeshjes
- Driton Preniqi – asistenti pare
- Fatlum Jashari – asistenti dytë
- Arsim Bahtiri – zyrtar i përcaktuar i ndeshjes nga KFF “ Mitrovica “
- Azem Selmani – zyrtar i përcaktuar i ndeshjes nga KFF “ Hajvalia “
Afati , date 13.05.2016 .
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi, gjegjësisht nga data e pranimit të të njejtit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e venimit.
Prishtinë,. 11.05.2016 Kryetari , DUKAGJIN ZEFI d.v.