Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, në përbërje; Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi e Dren Paca në mbledhjen e mbajtur me datë 01.12.2020, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të datës 27.11.2020 lidhur me dënimin e lojtarit ARGJEND MALA me numër të ID kartelës; 015416M93 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 8, për ndëshkim me karton të kuq drejtpërsëdrejti në ndeshjen e javës së XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe i dënuar me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe nga e njejta duke iu referuar provave shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar, konform nenit 119 paragrafi 1 pika c. të Rregullores disiplinore nxjerri këtë ;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë të datës 27.11.2020 dhe dënimin e shqiptuar prej ; 3 ( tri ) ndeshjeve mos lojë për lojtarin ARGJEND MALA e zbret në ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga ana e palës së ankimuar, për bazë pati provat dhe faktet e ofruara; raportet shtesë, deklaratat plotësuese duke iu referuar nenit 119 paragrafi 1 pika c të Rregullores disiplinore, konstatoi së pati fakte dhe prova për zbutjen e lartësisë së dënimit të shqiptuar nga; 3 (tri) në ; 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë (duke mos e cenuar nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore) për lojtarin Argjend Mala.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 01.12.2020, respektivisht pranimit të tij.
Prishtinë, 01.12.2020 Komisioni për ankesa ; Sitki Baftiu d.v
Komisioni për ankesa – shkalla e dytë , në përbërje ; Sitki Baftiu- kryetar dhe Remzi Azemi e Dren Paca – anëtar në mbledhjen e mbajtur me datë 01.12.2020 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit VITIA nga Vitia të datës 29.11.2020 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 24.11.2020, në dënimin e përfaqësuesit zyrtar të klubit MIFTAR MIFTARI me numër të ID kartelës; 002762M96, për sjellje jo sportive ; ( grushtim i lojtarit kundërshtar BBrenda vijave të fushës së lojës) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve VITIA – ULPIANA e zhvilluar me datë 15.11.2020 në stadiumin “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë, me ndalim në ushtrimin e funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , dhe për të njëjtën duke iu referuar provave shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar, lidhur me lëndën, konform nenit 119 paragrafi 1 pika c të Rregullores disiplinore nxjerri këtë ;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit disiplinor të shkallës së parë të datës 24.11.2020 dhe dënimin e shqiptuar prej; 6 (gjashtë) muajve për përfaqësuesin zyrtar MIFTAR MIFTARI e zbret në; 4 (katër) muaj ndalesë në kryerjen e funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga ana e palës së ankimuar për bazë pati provat e ofruara ; raportin shtesë dhe nga i njëjti duke iu referuar nenit 119 paragrafi 1 pika c të Rregullores disiplinore , konstatoi së pati elemente për zbutjen e lartësisë së dënimit të shqiptuar prej; 6 (gjashtë) në; 4 (katër) muaj ndalese në kryerjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (neni 51 paragrafi 1 pika e, e Rregullores disiplinore).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 01.12.2020, respektivisht pranimit të tij.
Prishtinë, datë 01.12.2020 Komisioni për ankesa ; Sitki Baftiu, d.v.