Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi- kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë në mbledhjen e mbajtura me datë 05.04 .2016 (ditë e mërkurë) nga ora 12,00 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “KOSOVA“ nga Vushtrria të datës 30.03.2017 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 22.03.2017, në dënimin e klubit me të holla në shumë prej 800 euro për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ligës së Parë të Kosovës KOSOVA ( V ) – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 19.03.2017 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri, dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve plotësuese dhe provave shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar, konform nenit 111 paragrafi 1 pika c sjelli këtë;
V E N D I M
NDRYSHOHET pjesërisht vendimi i kKomisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 23.03.2017 dhe Klubit të Futbollit “KOSOVA“ nga Vushtrria i zbritet dënimi i shqiptuar prej 800 në 500 euro (pesëqind euro)
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës nga ana e palës së ankimuar për bazë pati raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes, incizimet televizive, deklaratat e akterëve të ndeshjes dhe provat tjera shtesë, dhe nga të njëjtat duke iu referuar akteve normative – Rregullores Disiplinore neni 111 paragrafi 1 pika c ndryshoi pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë për zbritje të dënimit prej 800 në 500 euro (pesëqind).
KËSHILLA JURIDIKEi
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht nga dita e pranimit të vendimit.
Prishtinë, 05.04.2016 Kryetari, Afrim Prekazi d.v.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni për ankesa – shkalla e dytë
Prishtinë, datë 06.04.2017
Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2017 (ditë e enjte – ora 12,00) shqyrtoi ankesën e Klubit të Futbollit “VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të protokollit 13/2017 të datës 31.03.2017, e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 22.03.2017, në dënimin e klubit me të holla në shumë prej 800 euro (tetëqind), për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ligës së Parë të Kosovës; VËLLAZNIMI – KEK-u, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë, dhe për të njëjtën duke iu referuar provava shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar (raporteve dhe deklaratave plotësuese, incizimit televiziv) dhe për të njëjtën duke iu referuar nenit 111 paragrafi 2 pika c të Rregullores Disiplinore sjelli këtë;
V E N D I M
NDRYSHOHET pjesërisht vendimi i Komisionit të shkallës së parë – Komisionit Disiplinor, i datës 22.03.2017 dhe Klubit të Futbolllit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova i zbritet dënimi i shqiptuar prej 800 në 500 euro (pesëqind)
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës së Klubit të Futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova, Komisioni për Ankesa për bazë pati provat shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar (raportet plotësuese, deklaratat shtesë të akterëve të ndeshjes, incizimet televizive) dhe për të njëjtat duke iu referuar akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores Disiplinore neni 111 paragrafi 2 pika c , ndryshoi pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë, datë 22.04.2017 për zbritje të dënimit nga 800 në 500 (pesëqind) euro.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Ligjshmerisë (Rregulloreve) në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.
Prishtinë, datë 06.04.2017 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.