Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, së Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 29.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 27-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Të regjistroi ndeshjet e javës së 27-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit, Hysi-Trepça 89 r. z. 0-3 (neni 64 al.4 i Rr.G. .
2.Ndeshjet e kthimit të Digitalb KUP-ës së Republikës së Kosovës
e Merkure 7.5.2014 nga ora 15.00 FERONIKELI-DRITA, ……………….. SSK1
e Enjte 8.5.2014 nga ora 15,00: LLAMKOS KOSOVA-HAJVALIA……….. SSK1
3. Java e 29 më 10/11.05.2014 nga ora 16.00 Java e 30 më 14.05.2014 nga ora 16.00 ( e MERKURE).
4.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 27-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekt.
Komisari i garave ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së, më përjashtim të ndeshjeve Hajvalia-Trepça në Kishnicë dhe Llamkos Kosova-Feronikeli zhvilluar në Vushtrri, ku ka patur parregullësi dhe sjellje në kundërshtim më Rregullore.
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të Procedures disciplinore ndaj:
1.Vëzhguesit të ndeshjë Hajvalia-Trepça, Jakup RAMADANI, (motivi: mospërshkrim detaj i rrjedhës së ndeshjës, sidomos ekceseve, e posaqërisht rastit tek penalltia, por edhe pas përfundimit të saj (fshehje e fakteve relevante) në ndeshjën Hajvalia-Trepça, e zhvilluar në Kizhnicë (Raporti i supervëzhguesit dhe pamjet nga inçizimet televizive),
2.Gjyqtarit kryesor të ndeshjës Hajvalia-Trepça, Idriz KELMENDI, (motivi: mosaplikimi i rregullave të lojës së futbollit në momentin dhe kohën e duhur(Rreg.5), me çka ka ndikuar që ndeshja t’i rrëshqas me tendecë të ekceseve të paparashikueshme, si dhe veprim në kundërshtim më vendimet e tija për zgjatjën dhe vazhdimin e ndeshjës Hajvalia-Trepça, e Javës së 27 e zhvilluar në Kizhnicë (deklarata e mangët e parashtruar tek Komisari, Raporti i supervëzhguesit dhe pamjet nga inçizimet televizive),
3.Asistentit të Gjyqtarit kryesor të ndeshjë Hajvalia-Trepça, Artan LATIFI, (motivi: mospërshkrim i momenteve ekcesive, sidomos goditja e tij me shishe PVC, të cilën gjë fare nuk e paraqet, e lere më të përshkruaj, (fshefje e gjendjes reale) nga ndeshja Hajvalia-Trepça, e zhvilluar në Kizhnicë Java e 27 e Raiffeisen Superligës, (mungesa e deklaratës, paraqitja e rastit nga kolegët e tij),
4.KF “Hajvalia” (motivi:dështim në organizimin e ndeshjës, prezenca e shumë civilëve brenda rrethojës e së fundmi edhe hudhja e gjësendeve në drejtim të asistentit, më që rast edhe është zbrazur një pjesë e tribunës nga shikuesit prej nga erdhën edhe gjuajtjet në ndeshjën Hajvalia-Trepça, e zhvilluar në Kizhnicë (Raportet e zyrtarëve dhe inçizimet televizive),
5.Ndihmëstrajnerit të KF “Hajvalia’ Agim MALIQI, motivi: përjashtim nga pankina e lojtarëve rezervë, dhe nismëtar i tollovisë pas përundim të ndeshjës, dhe kërcnim i Treshës së gjyqtarëve, Gjyqtarit të Katërtët dhe Kamermanit të televizionit më fjalët: “Nale kamerën”, në ndeshjën Hajvalia-Trepça,Java e 27 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Kizhnicë (Raportet e zyrtarëve),
6.Kryetrajnerit të KF “Hajvalia” Sunaj KEÇI dhe Trajnerit të KF “Trepça” Fidaim HAXHIU, (motivi: fillimisht ofendime dhe sharje në mes veti e pastaj edhe kacafytje fizike, pas përfundimit të ndeshjës Hajvalia-Trepça e zhvilluar në Kizhnicë,në rrëmujën që është involvuar edhe publiku (Raportet e zyrtarëve dhe inçizimeve televizive),
7.Lojtarit të KF “Hajvalia” Gëzim GASHI me nr.licence 17 dhe libreze 1/795 (motivi: edhepse i ndëshkuar më kartonin e dytë të verdh (të kuqin) e i pëjashtuar, pas përfundimit të ndeshjës menjëherë në vrap është nisur në dejtim të lojtarëve të KF “Trepçës” e sidomos me lojtarin nr.10 (Shpëtim Babaj), për qërim hesapësh, por i penguar një person me fanelë të kaltërtë, ndeshjën Hajvalia-Trepça, Java e 27 e zhvilluar në Kizhnicë (pamje nga inçizimet televizive),
8.Lojtarit të KF “Trepça” Liridon VOCA me nr.licence 19 dhe libreze 10562 (motivi: si prijës i gjithë kërcnimeve, ofendimeve, tërhjekjeve për fanele e Gjyqtarit kryesor, që gjithnjë e ka patur përkrahjën e lojtarit nr.2 të KF “Trepça” ndeshjën Hajvalia-Trepça, Java e 27 e zhvilluar në Kizhnicë (pamje nga inçizimet televizive),
9.Lojtarit të KF “Trepça” Lavdim BALIJA me nr.licence 2 dhe libreze 5946 (motivi: tërhjekje për fanele dhe tentim grushtimi si dhe presion gjatë gjithë ndeshjes ndaj Gjyqtarit kryesor të ndeshjës Idriz Kelmendi, e veçanarisht tek gjykimi i penalltisë,në ndeshjen Hajvalia-Trepça, Java e 27 e zhvilluar në Kizhnicë (Raporti i zyrtarëve të ndeshjës),
10.Lojtarit të KF “Trepça” Shpetim BABAJ me nr.licence 10 dhe libreze 11582 (motivi: sjellje në kundërshtim më rregulla, gjatë gjithë ndeshjës sidomos në momentin e vendosjes së topi për ekzekutimin e pengalltisë, hudhje e baltës në top në ndeshjën Hajvalia-Trepça, Java e 27 e zhvilluar në Kizhnicë (pamje nga inçizimet televizive),
11.Kryetrajnerit të KF “LLAMKOS KOSOVA’ Ismet MUNISHI, motivi: pas përfundimit të pjesës së parë ofendim më fjalë banale ndaj Gjyqtarëve por edhe organet zyrtare të FFK-së, “kush ju ka deleguar këtu”, pastaj përjashtim nga pankina e lojtarëve rezervë (në minutën 80 të rrjedhës së ndeshjes, tek anulimi i goolit,që si preteks kishte shtyerjen e gjyqtarit me të dy duart) në ndeshjën Llamkos Kosova-Feronikeli, Java e 27 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Vushtrri (Raportet e zyrtarëve të ndeshjës, pastaj edhe deklaratave të pamatura dhe kërcënuese në mjetet e inoformimit publik, dt.29.04.2014, gazeta “Sportplus”),
12.Trajnerit të katër të KF “LLAMKOS KOSOVA’ Mensur MAXHUNI, motivi: pas përfundimit të pjesës së parë është pjesëmarrës në fyerjet ndaj Gjyqtarëve, pastaj tek lokalet më një shufër hekuri ka tentuar ti sulmoi gjyaqtarët, me që rast edhe e ka thyer xhamin e dritarës në lokalet e zdeshjës, në ndeshjën Llamkos Kosova-Feronikeli,Java e 27 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Vushtrri(Raporti i Vëzhguesit),
13.Asistentit të ndeshjes Llamkos Kosova-Feronikeli, Driton PRENIQI, (motivi: mosparaqitja e personit që e ka grushtuar, edhepse e ka parë, në ndeshjen Llamkos Kosova-Feronikeli, Java e 27 e zhvilluar në Vushtrri (mospërshkrim detaj i rastit në deklaratën e paraqitur),
14.Gjyqtarit të katërt të ndeshjë Llamkos Kosova-Feronikeli, Artan TAHIRI, (motivi: fshehje e të gjitha pamjeve nga ndeshja në të cilën ishte deleguar, por edhe mosveprimi për krijimin e rregullave në pankinat e të dy ekipeve dhe lejimi i qendrimit në pankina të personave të pautorizuar, në ndeshja Llamkos Kosova-Feronikeli, e zhvilluar në Kizhnicë Java e 27 e zhvilluar në Vushtrri ( deklaratës e mangët),
15.Lojtarit të KF “Llamkos Kosova” Faruk STATOVCI (me nr.licence 6 dhe libreze 2427, (motivi: edhepse i zëvendësuar, grushtim i asistentit në tollovinë e krijuar tek ai, pas anulimit të golit në min.80) në ndeshjën e Javës së 27 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll Llamkos Kosova-Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri (Raporti i zyrtarëve, dhe pamjet nga video inçizimet e televizioneve),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së. Ekspedimi me Buletin zyrtar nr. 27.-,dt.3/4.05.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
Komisari i garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 25.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 24-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 24-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,, ndërsa ndeshja e pazhvilluar LEPENCI-DEÇANI, regjistrohet më rezultatin zyrtar 3-0, (neni 50 i Propozicioneve të garave),
Java e 26 më 10/11.05.2014 nga ora 16.00 Java e 27 më 14.05.2014 nga ora 16.00 (Merkure)
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 24-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj :
1.Klubit të futbollit “Deçani” (motivi: mosudhëtim për zhvillimin e ndeshjës) Lepenci-Deçani, Java e 24 e Ligës së Parë e caktuar të zhvillohet në Kaçanik,
2.Klubit të futbollit “Rilindja” (motivi:mospërmbushja e obligimeve ndaj personaleit zyrtar) në ndeshjën Rilindja-Ulpiana, Java e 24 e Ligës së Parë e zhvilluar në Prishtinë,
3.Lojtarit të KF “Istogu” Drilon SHABANAJ (me nr.licence 5 dhe libreze 1231/Pz, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit kundërshtar në ndeshjën e javës së 24 të Ligës së Parë në futboll Istogu-Ramiz Sadiku e zhvilluar në Istog (Raporti i zyrtarëve, dhe pamjet nga video inçizimet e televizioneve),
4.Lojtarit të KF “Ramiz Sadiku” Shqipton ADEMI (me nr.licence 5 dhe libreze 8670, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq, (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit kundërshtar në ndeshjën e javës së 24 të Ligës së Parë në futboll Istogu-Ramiz Sadiku e zhvilluar në Istog (Raporti i zyrtarëve, dhe pamjet nga video inçizimet e televizioneve),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 24.më dt. 3/4.05.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,