16.05.2014 – Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, së Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 16.05.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 30-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Të regjistroi ndeshjet e javës së 30-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit, Drenica-Hysi r. z. 3-0 (neni 64 al.4 i Rr.G. –
Java e 32 më 24.5.2014 nga ora 17.00 Java e 33 më 01.06.2014 nga ora 17.00
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekte, siç është vërtetuar edhe nga Raportet e zyrtarëve të ndeshjës.
Komisari i garave ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarëve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë,nuk ka gjetur prova për Inicim të Procedures disciplinore
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa) sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt. 16.5.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar nr. 30.-dt.17/18.05.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
Komisari i Garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 16.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 27-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 27-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Komisari ka vendosur që 3 (tri) javët e fundit të zhvillohen të gjitha të shtuneve nga ora 17.00.
Java e 29 më 24.05.2014 nga ora 17.00 (e SHTUNE). Java e 30 më 31.05.2014 nga ora 17.00 (e SHTUNE).
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 27-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ato kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, nuk ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore :
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.16.5.2014,Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 27 .më dt. 17.05.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,