ffk-llogofinKomisari i garave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, më datën 16.09.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 5-të  për Kampionatin 2014/15,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve  e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë,
 
V  E  N  D  I  M
 
Të regjistroi ndeshjet e javës së 5-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2014/15, me rezultatet e arritura në fushë,
 
Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
INICIM TË  PROCEDURËS DISCIPLINORË  ndaj:
1.Lojtarit të KF “ISTOGU” SUAD SALIAGIQ me nr. Licence, 15 dhe libreze 9054, ( motivi:- sjellje jo sportive pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë,  cili gjatë shkuarjes në zhveshtore kishte sjellje jo sportive (fyerje,sharje ndaj referit të katërt Besfort Kosumi pas daljes nga fusha) në ndeshjen KF “TREPÇA – ISTOGU” e zhvilluar në MITROVICË me daten 14.09.2014 (JAVA E 5-të Raiffesen Superligës së Kosovës).
2.Lojtarit të KF “ BESA” FATIH KARAHODA me nr.Licence 19 dhe libreze 1/1675,ndëshkimi me karton të kuq (motivi- fyerje Referin Kryesor të ndeshjes sipas raportit të Referit,në ndeshjen KF” VËLLAZNIMI” –  “BESA” e zhvilluar në GJAKOVË  me daten 14.09.2014 (Java e 5-të e Raiffesen Superligës së Kosovës).
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë  me Propozicione e  Rregullore  të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.5 i dt.16/09.2014.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Supërligës dhe Ligës së  parë
Ismet Ahmeti,d.v.
 
 
 
Komisari i garave të Ligës së Parë të  Kosovës në futboll, më datën 16.09.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 4-të  për Kampionatin 2014/15,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve  e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë,
V  E  N  D  I  M
 
Të regjistroi ndeshjet e javës së 4-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2014/15, me rezultatet e arritura në fushë,
 
Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar ka gjetur prova për,
INICIM TË  PROCEDURËS DISCIPLINORË  ndaj:
1.Lojtarit të KF “VLLAZNIA (P)” AGRON BEQIRI me nr licence 21 dhe libreze9763 (motivI: shuplak lojtarin kundërshtar në ndëshjen KOSOVA (P)- VLLAZNIA (P) Javës së 4-të të Ligës së Parë e zhvilluar në Prishtinë.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankesë në afatin prej 3 (tri) ditëvë, nga dita e pranimit të Vëndimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtarë të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.3, dt.16.09.2014.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Supërligës dhe Ligës së  parë
Ismet Ahmeti,d.v.