ffk-llogofinKomisari i garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 07 .10.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 7-të e Ligës së Parë (kategoria e seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2014/15, – Në bazë të materialit të prezantuar nga zyrtaret e ndeshjes KF “ULPIANA- KF “KOSOVA (P), mori:
V E N D I M
1. Ndeshja e pa zhvilluar KF ULPIANA- KF KOSOVA (P), java e 7-të regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 për KOSOVA (P)
ARSYETIM
Komisari i garave i ligës së parë me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 7-të ka gjetur që ndeshja ULPIANA –KOSOVA (P).nuk është zhvilluar në kohën dhe ditën e paraparë nga komisari i garave , edhe përkundër prezencës të të dy ekipeve dhe tërë personelit zyrtar.
Gjatë administrimit të provave komesari ka vërtetuar se KF ULPIANA nuk ka ndërmarr masat e parapara në prepozicione dhe rregullore që ndeshja të fillojë në kohën e paraparë.
Nga raportet e zyrtarëve është vërtetuar se ndeshja nuk ka filluar ngase KF ULPIANA , nuk i ka përmbushur obligimet financiare ndaj zyrtareve të ndeshjes, dëshmi kjo e konstatuar nga protokoli i kësaj ndeshje , me të cilën zyrtari i ekipit nikoqir edhe vet e ka vërtetuar në deklaratën e tij. Duke u bazuar në nenin 56 paragrafi 1 ndeshja e kontestuar regjistrohet me rezultat zyrtar, ndërsa ndaj personelit që ka vepruar në kundërshtim të propozicioneve dhe rregullores së garave inicim procedure.
Nga sa u tha ma lartë u vendos si në dispozitivin e këtij vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.07.10.2014, Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 2.
Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM TË PROCEDURËS DISCIPLINORË ndaj:
3.1. KF “ULPIANA” (motivi-: mos ndërmarrja e obligimeve të ndeshjes KF “ULPIANA – KOSOVA (P) e paraparë për t’u zhvilluar në LIPJAN.
3.2. Vëzhguesit të ndeshjes XHELADIN BEHLULI (motivi- mos njohja dhe zbatimi i rregullave në cilsi të punës të përcaktuar nga komisari i garave). (Provë raportet zyrtare).
3.3.Treshes se gjyqtarëve , RADOVAN MARKOVIQ, ARIF POTOKU, ANTIGON REXHEPI. (motivi: mos-njohja dhe mos zbatimi i autorizimeve dhe të drejtave në ndeshje zyrtare dhe veprimi në ndikim të vëzhguesit për autorizimet e tyre.
KËSHILLA JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione dhe Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi më BULETININ ZYRTAR Nr.5, i dt.07.10.2014.
Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, tek Komisioni Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për :
INICIM të PROCEDURËS DISCIPLINORË ndaj:
1.Trajnerit të KF “DRENICA” Tahir Lushtaku më nr.licence, 111 (motivi: -Largim nga bankina për sjelljet e tij jo -sportive ndaj referit, në ndeshjen “ KF BESA” – “KF DRENICA” e zhvilluar në PEJË me datë 03.10.2014, (Java e 8të Raiffaisen Superligëssë Kosovës. Sipas raportit të Vëzhguesit.
2.Mjekut të KF “ DRENICA” A.Hajrizi KO-05301-01 (motivi- Largim nga fusha për reagim dhe sjellje jo-sportive sipas Raportit të Vëzhguesit.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.5 i dt.07/10.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti,d.v.