Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2019 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe atyr plotësuese të kërkuara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;

V E N D I M E

AKIL MAKOLLI ; lojtar i klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të ID kartelës 009561M dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 16, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq ( minuta 80; ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Liria “ – KF “ Ulpiana “ e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet zyrtare ) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

IDRIZ HAJRIZI ; zyrtar i klubit të futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve të gabuara në ndeshjën e 1/16 të Kupӕs së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – KF “ Drita “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të pjesëlojës së parë , ka provokuar lojtaret e ekipit mysafir si dhe ka ofenduar zyrtaret e ndeshjës ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; denohet me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

KF “ ONIXI “ nga Banja e Pejës në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për sjellje të gabuara të lojtarëve të ekipit të tyre në ndeshjen e 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ ARBERIA “ – KF “ ONIXI “ e zhvilluar në stadiumin e klubit futbollistik “ Ramiz sadiku ” në Prishtinë ; raporet zyrtare ( dëmtimi I mureve të zhveshtoreve nga ana e lojtarëve të KF “ Onixit” nga Banja e Pejës ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 2 të Rregullores disiplinor klubit të futbollit “ Onixi “ nga Banja e Pejës i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – rrespektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, 03.12.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.