Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më datë 04.11.2016 – ditë e premte ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara më datë 02-03.11.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ BASHKIMI “ nga Koretini, në procedurë të hapurë të hapur disiplinore (pezullimii i fushës) nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes (mos marrje e veprimeve të duhura pas përfundimit të takimit ku janë shkaktuar trazira dhe incidente serioze të rënda – sulme në lojtarë të ekipit mysafir – rrahje masive dhe lëndime serioze) së Digitalb KUpes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar në Koretin (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive dhe provat shtesë);
DENOHET
Me 6 (gjashtë) ndeshje mos zhvillim në fushën e vet në cilësi të nikoqirit (ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 4
KF “ KIKA “ nga Hogoshti në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar (pezullimi i fushës). Për bashkëpjesëmarrje dhe kontribues në nxitjen dhe krijimin e trazirave dhe situatave të krijuara (hedhje e fishekzjarrëve, flakadanëve në fushë nga tifozeria e klubit mysafir, dhe të njejtit pas përfundimit të ndeshjes ishin pjesëmarrës të incidentit të krijuar , ku pas mllefosjes së krijuar lojtaret mysafir demoluan pjesë të zhveshtoreve) në ndeshjen e Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar në Koretin (raportet e zyrtarëve, deklaratat plotësuese, inqizimet dhe provat shtesë)
DENOHET
Me 4 (katër) ndeshje mos zhvillim në fushën e vet në cilësi të nikoqirit (ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës) në bazë të rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 4.
KF “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave. Për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve të forta në fushë në drejtim të gjyqtarëve si dhe sulmi fizik – grushtimi i gjyqtarit kryesor nga ana e 3 (tre) lojtarëve nikoqir dhe drejtori sportive I klubit nikoqir,vijë deri të ndërprerja e takimit – minuta e 63 ) së javës së XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet e zyrtarëve) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundiumtar të Komisionit). Kërkohen deklaratat dhe raporte shtesë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, date 07.11.2016 ( Rregyullorja disiplinore neni 31)
BAJRAM KRENDALLI; lojtar i klubit të Futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër të librezës sportive 10440 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq (sulm dhe grushtim i gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e ndërprerë të javës së XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet e zyrtarëve dhe raportet shtesë nga takimi i pa përfunduar – ndërprerë );
DENOHET
Me ndalesë lojë për 2 (dy) vite për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
SINAN SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, me numër të librezës sportive 2556 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( bashkëpjesëmarrës në sulmin fizik në gjyqtarin kryesor të takimit ) në ndeshjen e ndërprerë në minutën e 63 ; të javës së XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe provat shtesë nga ndeshja )
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3
EGZON SHTAVICA ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, me numër të librezës sportive 2263 /14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( bashkëpjesëmarrës në sulmimin e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit ne Rahovecit ( raportet e zyrtarëve dhe provat plotësuese – shtesë );
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BURIM DULA ; drejtor sportive i Klubit të Futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci (evidentuar si ndihmëstrajner ), në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive (grushtim i gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e ndërprerë të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe provat shtesë)
DENOHET
Me ndalesë të ushtrimit të funkcioneve me kohëzgjatje për 1 (një) vit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 48 paragrafi 1 pika 2
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 04.11.2016 – respektivisht nga data e parnimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 04.11.2016 Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.