Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 10.06.2016 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të zhvilluara në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklarata plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit disiplinor për hudhje të gjasendeve dhe mjeteve piroteknike para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Superligë – kategoria e seniorëve ; DRENICA – DUKAGJINI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Lushta “ në Mitrovicë me date 01.06.2016 ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO ( tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ DRITA “ nga Gjilani “ në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( hudhje e gjasendeve të forta, mjeteve piroteknike në terren dhe Brenda rrethojave të fushës si dhe fyerje dhe sharje të orkestruar në kor nga ana e spectatorëve të së njejtës drejtuar kundërshtarit si dhe sulmi fizik drejtuar kameramanëve të DIGITALBIT të cilët pas tre minutave u detyruan ta ndërpresin transmetimin e drejtëpërdrejtë televiziv në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë – kategoria e seniorëve ; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas me date 02.06.2016 ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit – rasti recidiv )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 2000 EURO ( dymijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragfai 1.)
AFRIM SHAHINI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ DRITA “ nga Gjilani me numër të licencës 14, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina e lojtarëve reserve ( fyerje dhe sharje banale drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë – kategoria e seniorëve; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas me date 02.06.2016 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300 EURO ( treqind ) rast recidiv, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KF “ RILINDJA E SKIVJANIT “ nga Skivjani i Gjakovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për hudhje të gjasendëve të forta në terren, gurëve si dhe mjeteve piroteknike në fushë gjajtë dhe pas përfundimit të ndeshjes nga ana e spectatorëve të ekipt të njejtë në drejtim të zyrtarëve si dhe përleshja me policing e Kosovës dhe përsonat për siguri , ku pati edhe arrestime në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës n futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadium “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve) në mungesë të deklarata plotësuese nga ana e zyrtarëve të KF “ Rilindja e Skivjanit “ i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtare e klubit të futbollit “ Rilindja e Skivjanit “ nga Skivjani, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
ALBION FETAHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ RILINDJA E SKIVJANIT “ nga Skivjani i Gjakovës me numër të librezës sportive 2296/15 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të takimit Jakup Musolli ) gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot me date 04.06.2016 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit në procedurë; i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave – lendës ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë të hapur Albion Fetahaj, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
JETMIR JAKUPAJ ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ RILINDJA E KOSOVES “ nga Skivjani i Gjakoves në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje dhe sharje drejtuar përsonave zyrtar ) gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( në mungesë të deklaratës plotësuese të zyrtarit në procedurë disiplinore ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë Jetmir Jakupaj, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FILAT AVDIJAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ RILINDJA E KOSOVES “ nga Skivjani – Gjakovë, më numër të librezës sportive 1710/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për manifestim të sjelljeve jo sportive ( goditje me grusht e asistentit të dytë ; Bekim Rama gjatë përshendetjes në përfundim të takimit ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar me date 04.06.2016 në satadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( në mungesë të deklaratës plotësuese ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ) Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit në procedurë, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje dhe sharje drejtuar përsonave zyrtar të ndeshjes në veqanti tifozerisë nga Vitia ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – LEPENCI e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kaqanik ( raportet e zyrtarëve ), në mungesë të deklaratave plotësuese nga klubi në procedurë “ KF “Lepepnci “ nga Kaqaniku i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ), kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit në procedurë “ Lepenci “ nga Kaqaniku, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
AFRIM HALITI ; kontrollor i Federatës së Futbollit të Kosovës për referim, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje dhe sharje të vrazhda drejtuar gjyqtarit kryesor Besnik Batali, si dhe sjellje arrogante drejtuar kryetarit të komisionit për gjyqtarë dhe si dhe delegatit pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futbopll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – LEPENCI e zhvilluar me date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet zyrtare të ndeshjes ) në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohet deklarata plotësuese nga kontrollori në procedurë Afrim Haliti, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në shkallën e dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi date 10.06.2016. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 10.06.2016 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v,