Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2016 – ditë e premte ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 27-28.09.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve Konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ KEK-u “ nga Kastrioti në procedurë të hapur disiplinore disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së V-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 3 pika 1 dhe neni 10 pargarfi 3 pika 2.Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 30.09.2016 ( neni 11 paragrafi 1 )
KF “ ISTOGU “ nga Istogu në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së V-të të LIgës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ISTOGU – DUKAGJINI e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raporet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 30.09.2016. ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – BESA e zhvilluar në Merdare të Podujevës ( pas përfundimit të pjesëlojës së pare pati kërcnime, fyerje , sharje dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor nga ana e përsonit zyrtar Muhamet Rexhepi dhe përsonit për siguri Fazli Ademi – raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) kërkohen raportet shtesë si dhe deklaratat plotësuese nga zyrtaret e KF “ LLAPI “ nga Podujeva lidhur me rastin ) Afati date 03.10.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
MUHAMET REXHEPI ; zyrtar i Kklubit të Futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje, sharje, kërcnime dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së parë ) në ndeshjen e javës së VII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – BESA e zhvilluar në Merdare të Podujevës ( raportet zyrtare të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit ( deri në kompletimin e lëndës – provave ) . Kërkohet deklarata plotësuese nga përsoni i pezulluar Muhamet Rezhepi, lidhur me rastin. Afati datë 03.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
FAZLI ADEMI ; përsoni për siguri për ndeshje i Klubit të Futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, pë sjellje josportive ( fyerje, sharje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së VII-të VALASUPERLIGES së Kosovës në Futboll pë kategorinë e seniorëve ; LLAPI – BESA e zhvilluar në Merdare të Podujevës ( raportet zyrtare të ndeshjës)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor ( deri në kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga përsoni i pezulluar Fazli Ademi. Afati datë 03.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
SYLEJMAN HAJDINI ; ndihmëstrajner i Klubit të Futbollit “ VITIA “ nga Vitia me numër të licences 13/Fe në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit ( fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit mysafir ) në ndeshjen e javës së VI-të të LIgës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – KEK-u e zhvilluar në Viti ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri i pezulluar Sylejman Hajdini, afati date 30.10.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në BUletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 30.09.2016 . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 30.09.2016
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.