ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.10.2016 – ditë e mërkurë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
KF “ LLAPI “ nga Podujeva, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VII-të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – BESA e zhvilluar në Merdare të Podujevës ( raportet e zyrtarëve ; kërcnime,dhe fyerje nga përsonat zyrtar ; Muhamet Rexhepi dhe Fazli Azemi, pas pjesëlojës së parë drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit Mentor Baliu )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.
MUHAMET REXHEPI ; zyrtar i Klubit të Futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së – VII-të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BESA e zhvilluar në Merdare të Podujeves ( raportet e zyrtarëve; fyerje, sharje, kërcnime dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor Mentor Baliu, pas përfundimit të pjesëlojës së pare )
DENOHET
Me me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për ; 6 ) gjashtë ) muaj për të gjithas ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
FAZLI AZEMI ; përsoni për siguri i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për sjellje josportive ( fyerje, sharje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarit kryesor pas pjesëlojës së parë) në ndeshjen e javës së ; VII-të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – BESA e zhvilluar në Merdare të Podujevës ( raportet e zyrtarëv e të takimit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
SYLEJMAN HAJDINI ; ndihmëstrajner në klubin e futbillit “ VITIA “ nga Vitia me numër të licencës 13/Fe në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për largim nga pankina për sjellje josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit mysafir ) në ndeshjen e javës së VI-të të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë ngta data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; VII-të të VALA – SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve; fyerjet, sharjet në kor drejtuar tifozerisë rivale si dhe hudhje e flakadanëve dhe mjeteve tjera të forta në fushë në drejtim të policies ka edhe pati ndërprerje të ndeshjes për disa minuta ) në mungesë të raporteve plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave. Kërkohen raportet shtesë – plotësuese nga zyrtare e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani lidhur me rastin në procedurë, afati date 07.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
KF GJILANI “ nga Gjilani, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së klubit ( fyerjet, sharjet , ofendimet dhe hudhjet e flakadanëve dhe gjasendëve në tërren, ku si pasojë pati ndërprerje të ndeshjes për disa minuta ) gjatë ndeshjes së javës së VII-të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të raporteve plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave. Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtare e klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani lidhur me rastin në procedurë, afati date 07.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31)
ARBNOR MORINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 107 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive ( largim nga pankina për fyerje dhe sharje drejtuar zyrtarëve të takimit ) gjatë ndeshjes së javës së ; VII-të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej 300 euro ( treqind ) në bazë të rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 . Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të federates së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të federates së Futbollit të Kosovës date 05.10.2016, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 05.10.2016
Kryetari, DUKGJIN ZEFI d.v.