ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbjatur me datë 14.10.2016 – ditë e premtë ora 15,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të VALA SUPERLIGES dhe Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 11-12.10.2016 ( ditë e martë dhe e merkurë ) dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve Komform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E
 
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes ( ku pati fyerje, kërcnime të disa përsonave të panjohur gjatë shkuarjes në teshatore si në pjesën e parë po ashtu edhe në të dytën drejtuar përsonave zyrtar të takimit ) të javës së VIII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan me datë 12.10.2016( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave- lëndës ( deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet raport plotësuese nga zyrtaret e Klubit të Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani lidhur me rastin , afati datë 17.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
 
ALBERT KASTRATI ; zyrtari i Klubit të Futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje, sharje, drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes ; Besnik Batalli ) në ndeshjen e javës së VIII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LLAPI e zhvilluar me date 12.10.2016 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor ( deri në kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Albert Kastrati, afati datë 17.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
 
EGZON KURTESHI; lojtar i Klubit të Futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova, me numër të librezes sportive 8827 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive në drejtim të gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; F. Kosova – KEK-u e zhvilluar me date 12.10.2016 në stadiumin e qytetit ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor . Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Egzon Kurteshi, afati datë 17.10.2016 ( Rregullorja Disiplnore neni 31 ).
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – pubiklimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 14.10.2016, respektivisht nga data e pranimit . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 14.10.2016