logo ffk 250x250Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu  e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë  27.10.2016 – ditë e enjte në ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe raportet e kërkuara plotësuese dhe për të njejtat duke iu referuar Dispozitave të Rregullore Disiplinore sjelli këto;
 
 
V  E  N  D  I  M  E
 
KF “ BESA “ nga Peja  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive të grupit “ Shqiponja “ (simpatizuesit e Besës së Pejës)  – hudhje e mjeteve piroteknike gjatë zhvillimit të ndeshjes  së javës së –X-të  të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA’89 – BESA e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë me datë 23.10.2016 (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat e kërkuara  plotësuese)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE  E FUNDIT në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1
 
 
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar  e Komisionit Disiplinor  për lëshime në organizim  të ndeshjes (hudhje e fishekzjarrëve në fushë nga ana e simpatizuesve)  së javës së – X-të  të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot me datë 22.10.2016 (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat e kërkuara plotësuese nga ana e komisionit – rasti është recidiv )
DENOHET
Me  të holla  në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë) në bazë të Rregullores Disiplinore  neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1
 
 
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit Disiplinor, për lëshime në respektimin e nenit 18 të Propozicioneve të Garave  (mungesa e forcave të policisë, ndeshja zhvillohet në marrëveshje mes dy klubeve, ndeshje e cila nuk pati asnjë  lëshim përjashtim të mungesës së policisë e cila nuk ishte prezent) në ndeshjen e javës së – X-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategoruinë e seniorëve ; DRENICA – DRITA e zhvilluar  me datë 22.10.2016  në stadiumin “ Bajram Aliu “ në  Skënderaj (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat e kërkuara plotësuese nga ana e Komisionit Disiplinor)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE  E  FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 1
 
ILIR  DEMAKU ; personi për siguri  nga Klubi I Futbollit  “ FERONIKELI “ nga Drenasi, në procedurë  të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor  pas përfundimit të ndeshjes së javës së – X-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – LIRIA e zhvilluar me datë  22.10.2016 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas  raportet e zyrtarëve të takimit).
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VËREJTJE  E  FUNDIT  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1
 
SENAD  ALIRIFA ; kryetrajner në Klubin e Futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci  i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  0733, në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor Disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime, sharje dhe tentim sulmi ndaj treshes së gjyqtarëve poas përfundimit të takimit, por falë intervenimit të shpejtë të policisë së Kosovës nuk erdhi deri të më e keqja) në ndeshjen e javës së  së – X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve RAHOVECI – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet e zyrtarëve  dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250  euro (dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 3 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15  ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht pranimit të tij. (Rregullorja  Disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
 
ARBEN  JAKUPI ; ndihmëstrajner në Klubin e Futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 219, në procedurë të hapur disiplinor nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për mënifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit) në ndeshjen e javës së – X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA  – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë me datë 22.10.2016 (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250 euro (dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga data e pranimit të tij. (rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime  ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 ( tetë) ditëve nga  data e publikimit  – sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  date 28.10.2016 – respektivisht nga  data e pranimit të  tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 27.10.2016                             Kryetari , DUKAGJIN  ZEFI  d.v