Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.04.2013 ( ditë e premtë ora 15,00 ) shqyrtoi procedura e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga komesaret dhe komisionet përkatëse të Federatës së Futbollit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve si dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
KF “ LLAMKOS KOSOVA “ nga Vushtrria në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve jo sportive të simpatizuesve të këtij ekipi pas pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXII-të të raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Llamkos Kosova e zhvilluar në Kizhnicë i tërhiqet verejtja e fundit, njëherit kërkohet nga strukturat e klubit që të intensifikojë aktivitetin e bashkëpunimit më simpatizuesit e klubit për respektimin e kriterit të Fayr – playt në të gjitha fushat e futbollit. ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
ISMET MUNISHI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar , për deklarime të pa matura dhe të pa argumentuara në mjetet e informimit publik pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXII-të të raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Llamkos Kosova e zhvilluar në Kizhnicë ;
DENOHET
Me të hollë në shumë prej ; 300 euro ( treqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 si dhe nenit 10 paragrafi 2.
MALIQ LUSHAKU ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në kryerjen e punës së zyrtarit në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në Podujevë ;
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së dëtyrës së vëzhguesit në kohëzgjatje për ; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 74 paragrafi 1 pika 1.
MUHAMET REXHEPI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime teknike gjatë mbushjes së protokollit zyrtar nga ndeshja e javës së ; XIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në Podujevë;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
FIXHRIJE SADIKU ; gjyqtare fillestare e futbollit nga Mitrovica, për mashtrime në rastin e delegimit si asistente e dytë për ndeshjen e kategorisë së juniorëve; Prishtina – Rilindja e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në referimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit, kërkohet deklaratë plotësuese nga e pezulluara ; Fixhrije Sadiku, afati date 07.04.2014 ( Rregullorja disipinore neni 31 )
FLORIJE SADIKU ; gjyqtare fillestare nga Mitrovica, për sjellje në lajthitje të komisionit për delegim në rastin e ndeshjes së kategorisë së juniorëve ; Prishtina – Rilindja e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
PEZULLOHET
Pa të drejtë referimi deri në vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . kërkohet deklaratë plotësuese nga e pezulluara Florije Sadiku, afati date 07.04.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 04.04.2014 – respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 04.04.2014 Kryetari : DUKAGJIN ZEFI d.v.