Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.06.2017 – ditë e premte ora 11,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve përcaktuese – barazhit për valasuperligë dhe Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njetat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive të spektatorëve të tyre (hedhje e gjsenedeve dhe mjeteve piroteknike në drejtim të fushës dhe shtegut të atletikës , pas përfundimit të takimit ku pati edhe demolime të ulëseve – 75 sosh ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit; FERIZAJ – VLLAZNIA ( P ) e zhvilluar me date 03.06.2017 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit Disiplinor). Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj, lidhur me rastine hapur . Afati date 13.06.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
KF “VLLAZNIA“ nga Pozharani, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjlejje josportive të spektatorëve nga Pozharani (fyerje, sharje në kor drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtar, hedhje e gjasendeve në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes – veqohet minuta e 48 kur edhe ndalet takimi për disa minuta) në ndeshjen përcaktuese – barazhit; FERIZAJ – VLLAZNIA (P) e zhvilluar në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë me date o3.06.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të Komisionit), kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani, lidhur me rastin e hapur. Afati date 13.06.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
FLORENT PAPUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, me numër të librezës sportive 1/2148 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për ValaSuperligën e Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – VLLAZNIA (P) e zhvilluar me date 03.06.2017 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të garave, për sjellje josportive të spektatorëve nga Klina (fyreje dhe sharje në kor drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtar , hudhje të mjeteve piroteknike , flakadanëve dhe shisheve pc në fushë, si dhe demolimet e 277 ulëseve – dhe hedhja e tyre gjatë dhe pas përfundimit të takimit në fushë dhe shtegun e atletikes në drejtim të pjesëtarëve të njisisë special të Policisë se Kosoves) në ndeshjen përcaktuese – barazhit ; DUKAGJINI – DRITA e zhvilluar me date 04.06.2017 në stadiumin “ RizaLushta “ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ) vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina – lidhur me rastin e hapur disiplinor . Afati date 13.06.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 )
KF “ DRITA “ nga Gjilani, në procedurë të inicuar Disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje jo sportive të spektatorëve “ Intelektualet “ nga Gjilani ( fyerje dhe sharje në kor drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtar , hudhje e gjasendeve dhe mjeteve piroteknike në fushë, ku si pasojë e kësaj sjellje loja është ndalur për disa minuta , kjo ndodhi në minute e e 65 dhe hyrja e publikes në fushë me rastin e shënimit të golit të barazimit dhe pas përfundimit të takimit) në ndeshjen përcaktuese – barazhit; DUKAGJINI – DRITA e zhvilluar me date 04.06.2017 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor). Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani lidhur me rastin e hapur disiplinor, afati date 13.06.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
SEVERIN ELEZAJ ; kryetrajner në klubin e futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina me numër të licencës 0734, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit (për reagime të njëpasnjishme në vendimet e gjyqtarëve të takimit) gjatë ndeshjës përcaktuese – barazhit ; DUKAGJINI – DRITA e zhvilluar në MItrovicë me date 04.06.2017 në stadiumin “ Riza Lushta “ (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) i
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e zejës së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në pezullim z Severin Elezi, afati date 13.06.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 )
VISAR HAXHIJA ; lojtar (portier i parë) i klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina me numër të librezës sportive ; 7036 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshim me karton të kuq ( start i palejuar jashtë zones së rrezikimit si lojtar fundor ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit ; DUKAGJINI – DRITA e zhvilluar me date 04.06.2017 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BURIM BOJAJ ; lojtar ( portier rezervë – zëvendësues ) i klubit të Futbollit “DUKAGJINI “ nga Klina në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të ndeshjes godet- shqelmon mikrofonin professional të atmosferes në prezencen e zyrtarëve të FFK-së – shih inqizimin televiziv – ku edhe i njejti thehet ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit ; DUKAGJINI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë me date 04.06.2017 ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar, inqizimi televiziv, raporti i kompanisë kontraktuese “ PIXEL “ e cila realizoi transmetimin e ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së futbollit si ddhe funkcionet tjera në klub deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim z Burim Bojaj, afati date 13.06.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ ULPIANA “ nga Lipjani , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje jokorrekte të spektatorëve të klubit të tyre ( fyerje, sharje në kor dhe hedhje e gjasendeve në fushë ) gjatë zhvillimit të ndeshjes përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ULPIANA – KIKA e zhvilluar me date 05.06.2017 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet e zyrtarëe nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ). Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani lidhur me rastin e hapur disiplinor. Afati date 13.06.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
KF “ KIKA “ nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve jokorrekte të spektatorëve të klubit të tyre ( fyerje, sharje në kor , hudhje e gjasnedeve në fushë si dhe thyerja e dyerve të hyrjes së stadiumit nga një numër prej 500 vetash – hyrje e dhunshme në stadium pa bërë pagesën e biletave hyrëse ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit ; ULPIANA – KIKA e zhvilluar me date 06.06.2017 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ KIKA “ nga Hogoshti lidhur me rastin e procedures së hapur disiplinore. Afati date 13.06.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31).
Komisioni Disiplinor shqyrtoi edhe procedurat e inicuara nga mbledhja e Komisionit të Garave për Ligat e dyta dhe kategoritë e reja të mbajtur me datë 06.06.2017 për të padisiplinuarit nga ndeshja e ndërprerë e kategorisë së Kadetëve në nivel nacional – shtetëror të javës së ; XVI-të ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar në Gjilan dhe për të njejtë duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshja si dhe inqizimeve televizive, konform Rregullores Disiplinore sjelli vendim mbi
P E Z U LL I M I N
E lojtarëvë të padisiplinuar ( iniciatorëve për sulmimin fizik të lojtarëve nikoqir në lojtaret mysafirë ku erdhi deri të ndërprerja e ndeshjes ) pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës – grumbullimin e provave ) , për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera futbollistike të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtaret e të dy klubeve dhe lojtarët e poshtӕshenuar. Afati , date 13.06.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 );
1. Blerton Rashit ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezes sportive ; 1302/GJ , për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar
2. Valmir Qerimi ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezes sportive 29/GJ, për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar
3. Tefik Pajaziti ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1198/GJ, për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar
4. Ramadan Vranja; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1960/GJ – për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar
5. Syart Ibrahimi ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, me numër të librezës sportive ; 669/Gj, për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar.
6. Bleon Selishta ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezës sportive ; 2031/Gj, për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar.
7. Rigon Ibrahimi ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezës sportive ; 1408/Gj, për sulm fizik në lojtaret e ekipit kundërshtar.
8. Zgjim Tahirsyla ; lojtar I klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 1674/Pr, për pjesëmarrje në rrahjen massive – ( sulmim fizik në lojtarin kundërshtar )
Lojtaret e lartëshenuar ( të pezulluarit ) obligohen për deklaratat plotësuese lidhur me rastin. Afati date 13.06.2017 ( ditë e martë ora 13,00 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës së dytë , Komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 09.06.2017
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.