Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.10.2017 – ditë e enjte ora 14,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java e fundit datë 7-8.10.2017 (Liga e Parë) dhe 10-11.10 2017 (Vala Superliga) dhe për të njëtat duke iu referuar rapoprteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto;
 

V E N D I M E

ISMET MUNISHI; kryetarjner i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës 1170780813, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive ( motivi; fyerje dhe sharje të rënda drejtuar gjyqtarve të ndeshjes veqanërsiht gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu si dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës – minuta e 90-të kur edhe largohet nga pankina, por se i njëjti edhe pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushë dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së,) në ndeshjën e javës së IX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes së zhvilluar në Drenas dhe deklarata ekryetrajnerit Ismet Munishi datë 11.10.2017 )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi respektivisht data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të FFK-së,
YLL MYRTAJ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive ( motivi ; pas përfundimit të ndeshjës me vrap hyri në fushë dhe iu drejtua gjyqtarëve të takimit me fyerje dhe ofendime me banale të njejtën e bëri edhe për organet e FFK-së i lartë cekuri për atë ndeshje nuk ishte në protokllin zyrtar por së në cilësi të spektatorit dhe i identifikuar me veshjen e sipërme të klubit amë ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata e kërkuar e lojtarit Yll Myrta e dates 11.10.2017)
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për paraqitje të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje në kor e spektatorëve drejtuar lojtarit mysafir F. Lushtaku pas përfundimit të pjesëlojës së pare ku edhe pati hudhje të shisheve të plasticës PVC në drejtim të lojtarit ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – FERONIKELI e zhvilluar në Prishtinë ;( raporti vëzhguesit të ndeshjës )
DENOHET
Me shqyrtimin e masës disiplinore të QORTIMIT , në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2
KF “ RAHOVECI “ nga Rahoveci nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për aktivizim të lojtarit Arber Likaj pa të drejtë loje në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – BALLKANI e zhvilluar me datë 07.10.2017 në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe konfirmimi i evidencave mbi aktivizimin e lojtarit me katër kartonë të verdhë protokollet e ndeshjeve zyrtare )
DENOHET;
Me humbjen e ndeshjës me rezultat zyrtar 3;0( parforfe ) në bazë të Rregullorës disiplinore neni 56 paragrafi 1 pika 8.
ARBER LIKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër tëID kartelës 001850M97 dhe licencuër në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër tëfanelës 14, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për aktivizim pa të drejtë loje ( katër kartonë të verdhë ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI –BALLKANI e zhvilluar me datë 07.10.2017 në Rahovec ( raportet zyrtare dhe evidencat e kartonëve nga protokollat zyrtar )
DENOHET
Me ndalesë loje për;2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 56 paragrafi 1 pika 8
SKENDER GASHI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime drejtuar asistentit të dytë të ndeshjës ; Hekuran Osmani pas pjesëlojës sëparë dhe në përfundim të takimit në hyrje përnë zhveshtore ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – KEK-u e zhvilluar me datë 08.10.2017 në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve – deklaratat e referëve )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
MUHAMET ISLAMI ; lojtar iklubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të fanelës 17 dhe regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër tëID kartelës 003758M01 nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjene e kategirisë sëkadetëvenë nivel nacional ; TREPÇA 89 – FERONIKELI e zhvilluar në Mitrovicë , stadiumi “ Rizah Lushta “ me datë 30.09.2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit
DENOHET
me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ALBIN TOPLANA; lojtar i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të fanelës 7 dhe regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjene e kategorisë sëkadetëve në nivel nacional ; TREPÇA 89 – FERONIKELI e zhvilluar me datë 30.09.2017 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ;3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ART ABAZI ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të fanelës 4 dhe regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër tëID kartelës ; 002145M01 nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e kategorisë së kadetëve në nivel nacional ; LLAPI – LIRIA e zhvilluarnë Podujevë ( nëdrhyrje si lojtar fundor ) ; raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese ;
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ALBRIM THAQI ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Obiliqi me numër të fanelës 1 dhe regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër tëID kartelës ; 000879M99, në procedure të inicuar disiplinore për sulm fizik në lojtaret kundërshtar në ndeshjen e javës së ; VI-të të kategorisë së juniorëve të superligës së Kosovës në futboll ; FUSHË KODSOVA – KEK-u e zhvilluar me datë 01.10.2017 në Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës );
DENOHET
Me ndalesë loje për ;4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ARTAN MENXHIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të fanelës 6 dhe regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër tëID kartelës ; 002575M00, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për në kacafytje me lojtarin kundërshtar numër 1 në ndeshjen e e superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve ( vetëmbrojtje ) ; FUSHË KOSOVA – KEK-u e zhvilluar me datë 01.10.2017 në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës );
DENOHET
Me ndalesëloje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1
DARDAN RASHITI ; lojtar I klubit të futbollit “ “ VJOSA “ nga Shtimja me numër të fanelës 4 dhe regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës; 0902523M97, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( reagime dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor në ndeshjën e kategorisësë seniorëve të Ligës së dytë të Kosovës në futboll XERXA – VJOSA e zhvilluar me datë 08.10.2017 në Xërxë të Rahovecit ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futblollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ENDRIT ADEMI; lojtari klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të fanelës 8 dhe regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1234392006 – numër personal ) në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( reagime në vendimet e gjyqtarit ) në ndeshjene e Ligës së dytë të Kosovës për senior grupi ; B;RINIA – ULPIANA e zhvilluar me datë 08.10.2017 në Miradi të Epërme ( raporte e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ;2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë ,komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 23.10.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 13.10.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi