Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 11.04.2014 ( ditë e premtë ora 15,00 ) shqyrtoi procedura e hapura nga mbledhja e kaluar mbajtur me date 08.10.2014 si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve dhe deklaratave të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
1 LAVDIM BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ Lugu i Baranit “ nga Lugu i Baranit të Pejës, më numër të librezës 1422/22 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e dates 08.04.2014 , për manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve në ndeshjën e ndërprerë të javës së XV-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve grupi; A Lugu i Baranit – Luftetari ( raportet plotësuese )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
2 KASTRIOT PANXHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Lugu i Baranit “ nga Lugu i Baranit të Pejës, me numër të librezës sportive ; 1419/22 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedure disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar date 08.04.2014, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e ndërprerë të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve ; grupi ; A – java e XV-të ; Lugu i Baranit – Luftetari e zhvilluar në Lug të Baranit ( raportet plotësuese )
DENOHET;
Me ndalesë lojë për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
3 JETMIR JAKUPAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani i Gjakovës, me numër të librezës sportive 1707/12 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 08.04.2014 , për sulm fizik në gjyqtarin e ndeshjës së javës së ; XV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi ; A ; Besa ( Irzniq ) – Rilindja e Kosovës , ndeshje e ndërprerë ( raportet plotësuese të zyrtarëve dhe lojtarëve );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
4 DUKAGJIN FETAHU ; lojtar i klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani i Gjakovës me numër të Librezës sportive 1708/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 08.04.2014 , për sulm fizik në gjyqtarin e ndeshjës së javës së ; XV-të të Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve grupi A; Besa ( Irzniq ) – Rilindja e Kosovës – ndeshje e ndërprerë ( materiali shtesë i zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
5 FERAT HAJDARAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani i Gjakovës në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 08.04.2014, për sjellje josportive ndaj gjyqtarëve tnë ndeshjen e ndërprerë të javës së ; XV-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve ; grupi A; Besa ( Irzniq ) – Rilindja e Kosovësateriali shtesë i zyrtarëve të takimit );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
6 SEMIR ZVERKO ; lojtar i klubit të futbollit “ Behari “ nga Vitomirica e Pejes, me numër të librezës sportive 7360 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 08.04.2014 , për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; Drini ( Rogovë ) – Luftetari ( Brekoc ) e zhvilluar në Rogovë të Hasit ( raporttet plotësuese të zyrtarëve );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
7 RAMIZ GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Minatori “ nga Magura e Lipjanit, me numër të librezës sportive 6513 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7 në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit dsisiplinor date 08.04.2014 , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së dytë në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; Minatori – Artakolli e zhvilluar në Magure të Lipjanit ( raportet plotësuese të zyrtarëve );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
8 LIRIM SHAQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1044/Gj dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15 , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 08.04.2014, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së dytë në futboll për kategorinë e juniorëv e të superligës ; Drenica – Drita e zhvilluar në Skënderaj ( raportet plotësuese të zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
9 KF “ ULPIANA “ nga Lipjani , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor date 08.04.2014, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XX-të të kategorisë së seniorëve; Ulpiana – Deqani e zhvilluar në Lipjan ( raportet plotësuese të zyrtarëve )
DENOHET
Me të hola në shumë prej ; 500 euro ( pesëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 2.
10 LABINOT NAMANI ; lojtar i klubit të futbollit në futsall “ BB Llapi “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 842 dhe i licencuar në sektorin e Ligës së futsallit me numër 1, për sulm fizik në gjyqtarin ( goditje me boks në fytyrë e gjyqtarit Besart Ismaili ) ne ndeshjes së javës së ; X-të të futsallit ; Liburni ( Gjakovë ) – BB Llapi ( Podujevë ) e zhvilluar në Palestren “ Shani Nushi “ në Gjakovë me date 04.04.2014 ora 20 ( raportet e zyrtarëve të takimit )
PEZULLOHET;
Pa të drejtë lojë deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Labinot Namani, afati date 14.04.2014 ora 12,00 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
11 GANI DAUTAJ ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës , për mosprezentim i ndodhive në hyrje të lokaleve të zyrtarëve – kërcnimet dhe fyerjet ndaj gjyqtarëve të ndeshjes në raportin e dërguar për komesar ( prezentimet e vonshme ) nga ndeshja e gjysmëfinales së Digital-kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drita – Feronikeli – rrethi i pare , zhvilluar në Gjilan i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave, kërkohet deklaratë plotësuese nga vëzhguesi Gani Dautaj, për komesarin e garave, për mosprezentim të menjëhershem të rastit , por si të vonuar, afati date 14,04.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
12 AFRIM SHAHINI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, për kërcnime drejtuar dhe sjellje banale ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjës gjysmëfinale të Digital-Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drita – Feronikeli e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e lendës ), kërkohet deklaratë plotësuese nga ndihmëstrajneri i pezulluar ; Afrim Shahini, afati date 14.04.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
13 ARBNOR MORINA ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, për mxitjen e përsonelit civil për sulm në gjyqtaret e takimit në hyrje të lokaleve , si dhe deklarimeve në mediumin elektronik Supersport Kosova pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Digital-Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Drita – Feronikeli e zhvilluar në Gjilan ( raportet dhe provat në dispozicion ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e lendës ), kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetrajneri i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani ; Arbnor Morina, për komisionin disiplinor, afati date 14.04.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të vendimit në Buletinin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXIII-të date 11.04.2014, respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë , 11.04.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.